LAJMI I FUNDIT:

Rexha i reagon ministrit Likaj për rritjen e numrit të studentëve në Mjekësi: Për ndërhyrje të tilla u përjashtuam nga EQAR dhe ENQA

Rexha i reagon ministrit Likaj për rritjen e numrit të studentëve në Mjekësi: Për ndërhyrje të tilla u përjashtuam nga EQAR dhe ENQA

Ish-drejtori i Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Blerim Rexha ka reaguar ndaj vendimit të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj për rritjen e numrit të studentëve në Universitetin e
Mjekësisë, pas propozimit të dhënë nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Rexha përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndjehet i habitur se ku e ka gjetur bazën ligjore ministri Likaj për të marrë këtë vendim.


“Ministër po habitem se ku e gjete bazën ligjore, kur edhe në preambulën e vendimit tënd bazohesh ne “…Organizimin dhe Funksionimin e Administratës dhe Agjencive të Pavarura…” – është pikërisht fjala e “pavarur”, që nënkupton i pavarur edhe nga ministria!
Ministër, pikërisht për kësi ndërhyrje arbitrare të ish-ministrit Shyqiri Bytyqi Agjencia e Akreditimit u përjashtua nga EQAR dhe ENQA, sepse iu cenua “pavarësia në vendimmarrje”. Ky vendim i juaji e shkatërron krejt punën e zellshme që po bënë tani Agjencia për Akreditim me partner ndërkombëtar si USAID, HERAS, GIZ, etj. për kthimin në EQAR dhe ENQA”, ka shkruar Rexha.

Ai më tej ka theksuar se një vendim i tillë nuk është i mirë as për kandidatët për regjistrim në Fakultetin e Mjekësisë dhe as për të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në vend.

Postimi i plotë:

Ramë, mos u bë si Shyqa

Dje, Ministri i Arsimit profesori Ramë Likaj paska nënshkruar vendimin për rritje të numrit të studentëve që mund të pranohen në Fakultetin e Mjekësisë!
Ministër po habitem se ku e gjete bazën ligjore, kur edhe në preambulën e vendimit tënd bazohesh ne “…Organizimin dhe Funksionimin e Administratës dhe Agjencive të Pavarura…” – është pikërisht fjala e “pavarur”, që nënkupton i pavarur edhe nga ministria!

Ministër, pikërisht për kësi ndërhyrje arbitrare të ish-ministrit Shyqiri Bytyqi Agjencia e Akreditimit u përjashtua nga EQAR dhe ENQA, sepse iu cenua “pavarësia në vendimmarrje”. Ky vendim i juaji e shkatërron krejt punën e zellshme që po bënë tani Agjencia për Akreditim me partner ndërkombëtar si USAID, HERAS, GIZ, etj. për kthimin në EQAR dhe ENQA.
Ministër, një vendim i tillë nuk është i mirë as për kandidatët për regjistrim në Fakultetin e Mjekësisë dhe as për të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në vend. Çfarë mesazhi është ky?

Ministër, që një propozim si do të duhej të kishit vepruar:

1. Ta këshilloni Fakultetin i Mjekësisë të aplikoj për ri-akreditim të parakohshëm – dhe në aplikim të cekë së dëshiron ta rrit vetëm numrin e studentëve (për dallim nga RVV e vjetër). Fakulteti i Mjekësisë ka mbi 100 profesorë dhe hapësira më së të mjaftueshme, sesa kërkohet me Udhëzimin Administrativ 15/2018 dhe rritja e numrit të studentëve për 30% nuk do të ishte problem.

2. Agjencia, kërkesën e Fakultetit të Mjekësisë, do ta kishte trajtuar me prioritet dhe do t’ia përcillte vlerësuesve të jashtëm, ekspertëve të njëjtë, që veçse e kanë vlerësuar më herët programin e Fakultetit të Mjekësisë.

3. Ekipit të ekspertëve iu mbetet vetëm të binden se, po, Fakulteti i Mjekësisë i ka kapacitetet njerëzore dhe infrastrukturë të mjaftueshme për më shumë studentë. Dhe ata, online do të kishin vlerësuar, sikurse qe tani është praktike dhe rekomandim nga ENQA, se gjendje faktike është në favor të kërkesës, dhe vendimi do të ishte pozitiv.

4. Agjencia do ta miratonte vendimin, në mbledhje online

5. Fakulteti do të pranonte studentët shtesë, konformë vendimit të ri të Agjencisë, sipas pikëve të konkursit.

Andaj Ramë, mos u bë si Shyqa por tërhiqe vendimin dhe fillo menjëherë bashkëpunimin me Fakultetin e Mjekësisë për aplikim të parakohshëm në Agjenci të Akreditimit. /Telegrafi/