LAJMI I FUNDIT:

”Revolucioni Laraman” për sot paralajmëron protestë masive (Foto)

”Revolucioni Laraman” për sot paralajmëron protestë masive (Foto)

Shkupi nuk do të jetë i qetë sot! Në ora 11 ka paraljmëruar protestë Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë (LQMM) për të mbrojtur Gjykatën Themelore ndërsa nga ana tjetër ‘Revolucioni Laraman’ gjithashtu ka paralajmëruar protestë masive në ora 19 në Shkup para Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Revolucioni Laraman’ para 12 ditëve i dha afat prej 10 ditësh qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese për të plotësuar dy kushte:
-Futjen në diskutim në Gjykatën Kushtetuese të temës për PSP-në dhe
-Ndalimin e burgosjes nga policia të aktivistëve ‘laraman’.


Këtë dy kërkesa nuk u realizuan! Si pasojë se kësaj ‘Revolucioni Laraman’ ka paralajmëruar protesta masive nga ora 19 para Prokurorisë Speciale Publike.

”Kësaj qeverisje kriminelesh dhe të korruptuarish i kemi dhënë shumë hapësirë dhe kohë për të reaguar dhe të dëgjoj kërkesat. Ata ishin të shurdhërdh para qytetarëve të tyre. E vetmja gjë që mendojnë tani është: si të ikin nga drejtësia” shkruhet në njoftimin e ‘Revolucionit Laraman’ nëpër rrjetet sociale./Telegrafi/

20 06 2016