LAJMI I FUNDIT:

“Revolucioni Laraman”: Një minutë heshtje për Almirin!

“Revolucioni Laraman”: Një minutë heshtje për Almirin!

“Revolucioni Laraman” në faqen e tyre zyrtare të Facebook, ka bërë të ditur se gjatë protestës së sotme e kanë nderuar me një minutë heshtje Almirin e vogël nga Kumanova, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët dhe qytetaret të cilët sonte protestuan me “Revolucionin Laraman” dhe Lëvizjen “Protestoj” me një minutë heshtje e kanë nderuar dhe i kanë dhënë respekt Almirit të vogël i cili u vra gjatë një sulmi të dhunshëm.


Qytetarët dhe qytetaret kërkuan drejtësi për Almirin dhe ftuan për arsye dhe dënim të çdo lloji të dhunës në shoqëri”, thuhet në postimin e “Revolucionit Laraman”./Telegrafi/