LAJMI I FUNDIT:

“Revolucioni Laraman” me aksion gueril, MPB me padi për kundërvajtje

Mbeten edhe katër ditë deri në afatin për përmbushjen e kërkesave, porositën “laramanët” të cilët sot pasdite këtë e shënuan në një pëlhurë të madhe të vendosur mbi ndërtesën “Porta e Maqedonisë”, në të cilën shkruan – „Kushtetuese për PSPУ 4″, transmeton Telegrafi Maqedoni.

сарена


„E parespektuara Gjykatë Kushtetuese (ose si do që të quajnë), mbeten edhe katër ditë deri në afatin që ta dhanë qytetarët të cilët protestojnë me “Revolucionin Laraman” dhe “Protestoj”. E hetojmë se nuk keni ndër mend të dilni me qëndrim dhe me këtë ndoshta paralajmëroni anulimin e Prokurorisë Speciale Publike. Mendo Gjykatë Kushtetuese, mendo dhe kujto sa revoltë ka në mesin e qytetarëve dhe në se janë të gatshëm për ta mbrojtur drejtësinë“, porosisin nga “Revolucioni Laraman”.

Nga ana tjetër Pavle Bogoeski, aktivist i “Revolucionit Laraman”, i është kallëzuar padi për kundërvajtje për katërshen të cilën e shkroi me ngjyrë në Portën Triumfale.

Demonstruesit e “Revolucionit Laraman” thonë se ua kanë bë me dije si pushtetit aktual, ashtu edhe pushteteve të ardhshme se të gjithë procedurat për kundërvajtje dhe hetimore kundër aktivistëve qytetarë duhet të ndërpriten./Telegrafi/timthumb (2)