Ku e ka bazuar BQK qëndrimin e vet se gjoja pronari i Monegos është i papërshtashëm dhe se Monego paraqet rrezik të sigurisë?.

Nëse kreditë e dhëna nga Monego po karakterizohen si fajde, pse BQK po vazhdon t’ua kërkojë huamarrësve t`i kthejne ato me të njëjat kushte, madje përmes insitucuoneve tjera që mbi të gjitha edhe po iu kushton?

Këto e shume çështje të tjera janë ngritur mbrëmë në emisionin Zona B, në televizionin Klan Kosova, drejtuar nga Baton Haxhiu, i cili ka folur rreth temës aktuale për mënyrën e revokimit të lejës së insitucioneve mikrofinciare në Kosovë siç është Monego .

Madje sa i përket normave të interesit të kredive në Kosovë, Haxhiu sqaron se “Në Kosovë, nuk ekziston një limit se sa të larta mund të jenë interesat e kredive. Për shembull vende si Maqedonia e Bullgaria e kanë një limit të tillë dhe ai sillet rreth 50-60%”

Për më tepër rreth kësaj shtrohet pyetja, nëse BQK dhe institucione relevante me të vërtetë do të ishin të shqetësuar nga interesat e larta, pse atëherë nuk e kanë vënë një limit të tillë por të mbyllin një kompani që posedonte licencë legale?

“Vendimet e tilla populiste po e bëjnë Kosovën një vend të frikshëm për çdo investitor,  kjo shihet edhe nga rënia shqetësuese e investimeve të huaja dhe nëse vazhdon një trend i tillë, edhe investitorët vendas do të fillojnë të kenë frikë. Përveç rrezikimit të investimeve, vendime të tilla drakoniane dhe të pabaza, rrezikojnë edhe marrëdhëniet që kemi ne me botën. Nëse institucionet e Kosovës, me kaq lehtësi marrin vendim për të mbyllur një kompani atëherë kush mund të thotë se nuk mund të marrin edhe vendime tjera, me më shumë konsekuenca”, konstaton Haxhiu.

Qasja e tillë e bën Kosovën një vend në cilin nuk mund të llogarisësh si partner e një gjë e tillë do ta vinte në dyshim çdo vend, aq më shumë një vend si Kosova që mbijetësen e vet e ka të varur nga një partneritet i shëndoshë ndërkombëtar.

Sa i përket pronarit të Monegos dhe asaj që është cilësuar si i papërshtashëm për vendin, Haxhiu ngrit pyetjet tjetër se “Pronari i Monego është i licensuar te autoriteti i sigurisë financiare gjermane dhe ka kompani të licensuara në rajon dhe vende të BE-së.

A do të mundej një person që paraqet rrezik të licencohej nga organe të tilla si ato gjermane dhe vendeve tjera më një vigjilencë shumë më të madhe se që e gjejmë në Kosovë?”

Çështja kryesore e kësaj teme është se Monego mbi të gjitha u solli qytetareve të Republikës së Kosovës një produkt shumë inovativ nga i cili përfituan mbi 85 mijë persona, për më tëpër Monego është e para dhe e vetmja që solli kreditim online për klient.

“Më e mira për Kosovën është nëse këto beneficione që solli Monego gërshetohen me tarifa të ulta të rregulluara nga BQK dhe jo largimi i paparalajmëruar dhe i dëmshëm për vendin”, me këtë konkludim edhe e ka përfunduar emisionin Haxhiu. /KlanKosova/