LAJMI I FUNDIT:

Revista serbe pranon se intervista me Trumpin ishte e rrejshme: U mashtruan nga një aktor, Trump nuk kërkoi falje për bombardimin e Serbisë

Revista serbe pranon se intervista me Trumpin ishte e rrejshme: U mashtruan nga një aktor, Trump nuk kërkoi falje për bombardimin e Serbisë

E përjavshmja serbe “Nedeljnik” ka tërhequr artikullin ku thuhej se kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump, pati kërkuar ndjesë për rolin amerikan gjatë bombardimeve të Jugosllavisë në vitin 1999.

Gazeta thotë në një deklaratë të saj se “ndoshta u zu në mes të fushatës elektorale presidenciale, ose u mashtrua nga Vladimir Rajçiqi” i cili ishte personi i kontaktit për intervistën me Trumpin.


Deklarata e gazetës serbe thotë se ishin përpjekur për mbi një vit për të marrë një intervistë me Trumpin, qëkur ai njoftoi se do të kandidonte për president. Pasi nuk arriti gjë përmes kanaleve zyrtare, gazeta thotë se veproi nëpërmjet kontakteve personale.

Trump i kërkon falje Serbisë për bombardimet e vitit 1999!
Lexo po ashtu Trump i kërkon falje Serbisë për bombardimet e vitit 1999!

Gazeta thotë se Vladimir Rajçiq, një aktor dhe producent serb që jeton në SHBA, pati dëshmuar vazhdimisht se kishte lidhje të afërta me kandidatin për nënpresident, Mike Pence, dhe se u ofrua të ndihmonte gazetën për të marrë këtë intervistë.

Artikulli i botuar ditën e enjte për vetëm disa orë, thoshte se Trump i ishte përgjigjur pesë pyetjeve, njëra prej të cilave ishte për pikëpamjet e tij rreth Ballkanit, Serbisë dhe bombardimeve të NATO-s. Si përgjigje e tij ishte shkruar se “serbët janë vërtet njerëz shumë të mirë; bombardimi ishte një gabim i madh dhe administrata Clinton krijoi kaos në Ballkan”.

Trump përgënjeshtron serbët: Asnjë intervistë për bombardimet e NATO-s
Lexo po ashtu Trump përgënjeshtron serbët: Asnjë intervistë për bombardimet e NATO-s

Megjithëse stafi i fushatës së Trumpit denoncoi menjëherë artikullin, duke e quajtur “një mashtrim”, artikulli u mor menjëherë nga mediat amerikane që mbulojnë fushatën presidenciale.

Edhe kandidatja për presidente Hillary Clinton reagoi menjëherë për pikëpamjet e shprehura në lidhje me bombardimet.

Jason Miller, këshilltari kryesor për komunikimin i fushatës Trump, tha se “Trump nuk i dha kurrë intervistë gazetës serbe ‘Nedeljnik’, siç u raportua gabim nga e diskredituara ‘Newsweek’, dhe as u zhvillua ndonjë intervistë e tillë nëpërmjet drejtueses sonë për shtetin e Indianas”, zonjës Suzanne Ryder Jaworowski.

Gënjeshtra se Trump ka qenë kundër luftës në Kosovë
Lexo po ashtu Gënjeshtra se Trump ka qenë kundër luftës në Kosovë

Vetë zonja Jaworowski u shpreh se janë komplet false njoftimet për një një intervistë me një politikan serb dhe Trumpin nëpërmjet email-it të saj. Ajo sqaroi se nuk ka shërbyer kurrë si ndërmjetësuese intervistash për Trumpin. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori