LAJMI I FUNDIT:

Restoranti i parë nën ujë pritet të hapet së shpejti – pamjet se si do të duket, nga brenda dhe nga jashtë (Video)

Restoranti i parë nën ujë pritet të hapet së shpejti – pamjet se si do të duket, nga brenda dhe nga jashtë (Video)

Pesë metra poshtë sipërfaqes së detit, në Norvegji do të hapet restoranti i parë nënujor në Evropë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky besohet se do të jetë restoranti më i madh i këtij lloji në botë dhe do të jetë në gjendje për të akomoduar rreth 100 persona.


Ndërtimi është afër përfundimit dhe mysafirët e parë priten tashmë të gjenden aty, maksimum që nga muaji prill i këtij viti.

Restoranti që simbolikisht do të quhet “Under” (nën), do të ketë një sipërfaqe prej rreth 500 metra katrorë në tre nivele.

Në hyrje të tij do të vendoset banaku, i cili do të shënojë edhe “kalimin” nga bregu nën oqean.

Në katin e mëposhtëm do të vendoset restorant me tavolina për mysafirët, të vendosura përgjatë dritares, përmes së cilës klientët do të jenë në gjendje për të vëzhguar jetën detare.

Një nga arkitektët Run Grasdal shton se ndërtesa është projektuar që të përballoj të gjitha forcat e detit, duke përfshirë valët e forta që janë tipike në bregdetin jugor të Norvegjisë, ku restoranti është i vendosur.

Siç edhe do të ishte e pritshme, në menynë e restorantit do të ketë ushqim deti, si dhe kërpudha dhe perime. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Interesante
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Kalo në kategori