LAJMI I FUNDIT:

Restorani në Kamenicë dhuron ushqim falas për punëtorët shëndetësorë

Restorani në Kamenicë dhuron ushqim falas për punëtorët shëndetësorë

Ka më shumë se dy muaj që kur restoranti “Prive” në Kamenicë dhuron ushqim falas për punëtorët shëndetësorë atje.

Pronari Fitim Gagica i dërgon vetë nga dy shujta në ditë, të shoqëruara me pije, në Qendrën e Mjekësisë Familjare të këtij qyteti.


“Duke e parë situatën në të cilën gjendemi, ne e kemi pa të nevojshme bashkë me stafin që t’i dalim në ndihmë Qendrës Mjekësore këtu në Kamenicë duke dërguar afro 60 shujta në ditë”, tha Gagica.

Për ushqimet falas, që marrin çdo ditë, janë falënderues punëtorët shëndetësorë të kësaj qendre.

“Në këtë mënyrë kemi bërë kursimin e kohës, si dhe janë shkurtuar edhe pauzat. Edhe efektiviteti i punës së mjekësisë familjare në këtë rast është rritur”, tha Getoar Dermaku, doktor në këtë qendër spitalore, raporton Klan Kosova.

Gagica, i cili njihet si humanist i madh në këtë anë, tha se ndihmën për punëtorët shëndetësorë nuk do ta ndalë deri në përfundim të pandemisë.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori