LAJMI I FUNDIT:

Restaurohet Xhamia Mbret në Berat

Restaurohet Xhamia Mbret në Berat

Xhamia Mbret ose Xhamia e Sulltanit është një nga xhamitë kryesore të qytetit të Beratit që ndodhet në qendër të qytetit, si pjesë e një kompleksi arkitekturor ku janë edhe Teqeja e Helvetive me gjithë konakët, si dhe ajo e Sheh Qerimit.

Në kuadër të programit të Ministrisë së Kulturës “Rrugët e Besimit”, Xhamia Mbret po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese, të financuara nga Agjencia Turke për Zhvillim (TIKA) dhe e mbikëqyrur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.


E shpallur monument kulture që në vitin 1948. Ajo është pjesë e kompleksit të Qendrës Islamike dhe është ndërtuar nga Sulltan Bajaziti i II-të në fund të shekullit XV.

Projekti i restaurimit është hartuar në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon restaurimin e plotë të Xhamisë.