LAJMI I FUNDIT:

Restaurohet Kisha e shekullit XIII në Roskovec

Restaurohet Kisha e shekullit XIII në Roskovec

Kisha e Shën Kollit në Roskovec, e ndërtuar në shekullin XIII në stilin bizantin, tashmë është destinacioni më i ri në turizmin religjioz dhe në itinerarin “Rrugët e besimit”.

Projekti i hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe financuar nga bashkia Roskovec konsistoi në restaurimin e plotë të Kishës së Shën Kollit, monument kulture i kategorisë I.


Pikturat murale në brendësi të saj janë vepra të ikonografit Nikolla. Ajo përbën një pasuri të vyer jo vetëm për zonën e Kurjanit, por edhe për të gjithë zonën e Myzeqesë. /atsh/