Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz do të vazhdoj të qëndrojë në gjendjen në të cilën është edhe për disa kohë, sepse punimet e restaurimit të tij nuk kanë filluar për shkak të dilemave rreth projektit.
Drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj ka thënë për Telegrafin se institucionet kanë shprehur një disponim të mirë për të vazhduar me projektin në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Zogaj theksoi se është paraqitur një problem për këtë kompleks, lidhur me përzgjedhjen e projektit.
“Po shihet një disponim i mirë nga kryeministri, nga grupet parlamentare, nga kryetari i Komitetit ndërministror, Fatmir Limaj, edhe nga ministri Bedri Hamza për këtë projekt. Mirëpo ne tani kemi një problem tjetër pasi që ne si Agjencion e kemi një projekt për restaurimin dhe konservimin e shtëpive të rezidencës, ndërsa tani Komiteti ndërministror po diskuton se a do të vazhdojë me këtë projekt apo do të bëjë një projekt tjetër. Projekti tjetër do të përfshijë restaurimin dhe konservimin komplet edhe të shtëpive, muzeut, pastaj amfiteatri, parking për makina, obelisk, një ndërtesë për rastet ceremonial e shumë objekte tjera përcjellëse. Në takimin e fundit ne jemi dakorduar të kontraktojmë një kompani për vlerësimin e projektit që e ka Agjencioni, se a i plotëson kushtet që të vazhdohet me këtë apo të bëhet një projekt tjetër”, ka thënë ai, për Telegrafin.
Sipas tij, nuk është paraqitur problem tek buxheti për këtë projekt.
“Ne me buxhetin që kemi pasur për tri vite, që realisht buxhetin e vitit 2019, Agjencioni i ka tre milionë, që besoj se mjaftojnë të fillohet puna, sepse projekti për restaurim dhe konservim merr kohë. Por, tani nuk e kemi problemin e financave vetëm me çfarë projekti do të shkohet. Për këtë në qoftë se kompania të cilën e kontraktojmë do të pajtohet me projektin e Agjencisë, atëherë deri kah qershori do të fillonin punimet. Mirëpo, nëse vendoset të mos vazhdohet me këtë projekt atëherë kam frikë që deri vitin tjetër nuk do të fillojnë punimet”, ka deklaruar ai.
Zogaj gjithashtu tha se nëse nuk shkohet me projektin aktual për këtë kompleks duhet të hapet konkurs ndërkombëtar për projekte të tjera.
“Komiteti ndërministror duhet të hap konkurs ndërkombëtar për projekt tjetër. Kjo pasi që për konservim dhe restaurim ende nuk kemi ekspertë të licencuar për hartimin e projektit”, ka thënë ai.
Kryetari i Komunës së Skenderajt si dhe anëtari i familjes së Jashari, Bekim Jashari, për projektin që do të realizohet në këtë kompleks ka thënë për Telegrafin se në mbledhjen e fundit të Komitetit ndërministror janë dakorduar që të gjejnë një kompani për ta vlerësuar projektin.
“Punimet ende nuk kanë filluar. Ne si komision në mbledhjen e fundit që kemi pasur, jemi dakorduar që ta gjejmë një kompani konsulente që ta vlerësoj projektin ideor, dhe pastaj të fillojnë punimet. Shpresoj që punimet t’i fillojnë brenda këtij viti. Ndërsa nuk e dimë kur do të kryhen pasi që kjo varet nga kompania fituese, sa do t’i zgjasë. Po ashtu tenderi ende nuk është hapur. Mirëpo njëherë duket që është projekt serioz”, ka thënë ai.
Jashari ka treguar se nuk është ndarë ndonjë buxhet i caktuar për këto punime.
“Nuk kemi buxhet të caktuar. Nuk është ndarë. Qeveria është zotuar që sapo të paraqitet nevoja për buxhet nuk do të ketë pengesë”, ka theksuar ai./Valdete Berisha/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Konventa e Partisë së Lirisë, Meta: Pas këtij forumi do të kemi një parti tjetër, Kryemadhin s’e kam larguar
“Gladiatore me taka”, Kryemadhi: Familja më e rëndësishme se politika
Banka Popullore ka ndarë “Çmimin Vjetor për Hulumtuesit e Rinj për vitin 2024”
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë