Një kameraman nga Shtetet e Bashkuara, ka qenë duke xhiruar rrëshqitjen e dheut nga një mal.

Dheu që rrëshqiste merrte me vete gurë të madhësive të ndryshme dhe i shkulte pemët nga rrënja.


Gjithçka ishte në rregull, derisa rrëshqitja u bë shumë më e madhe, duke marrë përmasa si të ortekut, transmeton Telegrafi.

Në atë moment, kameramani nis të ikte, që të shpëtonte i palënduar.

“Tash e tutje, do të respektoj shenjën që tregon se ka rrëshqitje dheu”, është një koment, lidhur me videon. /Telegrafi/