LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut krijojnë “liqenin artificial” në Prishtinë

Reshjet e shiut krijojnë “liqenin artificial” në Prishtinë

Si pasojë e reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë ditës së sotme, në hyrje të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë është grumbulluar uji në sasi të konsiderueshme.

“Vrojtuesit e lagjes – Prishtina”, kanë publikuar disa fotografi të kësaj ane, teksa shumë qytetarë kanë shkruar se ky problem me ujë përsëritet sa herë që ka reshje shiu, transmeton Telegrafi.


Disa qytetarë në komentet e tyre e kanë quajtur liqen artificial, atë që është krijuar në hyrje të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë disa ditë, duke shtuar se në rrjedhat kryesore lumore pritet të ketë ngritje të nivelit të ujit gjatë ditëve në vijim ku edhe pritet të ketë shembje të dheut e vështirësi në qarkullim pasi pritet të ketë vërshime të shpejta. /Telegrafi/