LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut, krijohet vështirësi në qarkullimin e veturave në Prishtinë

Reshjet e shiut, krijohet vështirësi në qarkullimin e veturave në Prishtinë

Vendi ynë gjatë së enjtes është përfshirë nga reshjet e mëdha të shiut.

Sipas disa fotografive dhe video-incizimeve që janë publikuar në rrjetet sociale, disa qytete janë përfshirë nga vërshimet.


Në Prishtinë është krijuar vështirësi në qarkullimin e veturave.

Drejtori i emergjencave në komunën e Prishtinës, Lulëzim Fushtica, ka informuar se ka tetë raste të raportuara të shtëpive të përfshira nga uji, përfshirë edhe bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Dardani, një shtëpi në “Rrugën UÇK”, si dhe raste të tjera në lagjen “Emshir”, “Matiqan” dhe pjesë të tjera të kryeqytetit.

Fushtica ka theksuar se ekipet e emergjencës janë në terren dhe janë duke dalë për të intervenuar.

Po ashtu, ai ka treguar se vetë gjendet në terren bashkë me ekipet e emergjencës për të siguruar koordinimin e situatës.

“Po dalim me të gjitha ekipet që ka kryeqyteti, për momentin jam në terren bashkë me ekipet e urgjencës, uji ka hyrë vetëm nëpër shtëpi, para gjysmë ore kanë raportuar rastet dhe po dalim dhe po ndërhyjmë” , ka deklaruar ai.

Ndërsa Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.

“Ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar pasi që orët në vijim mund të jenë kritike sidomos pjesa e Qytetit. Kryetari i Komunës ka marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe ka krijuar një Shtab Emergjent i cili ka filluar punën në teren. Ftojmë qytetarët të cilët banojnë Afër Lumit Podranqa dhe Terrstena që të përgatiten për evakuim”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas meteorologëve, gjatë ditës së premte, do të mbajë moti me të reshura shiu kohëpaskohe, që orëve të pasdites gradualisht edhe pritet të pushojnë.

Lokalisht reshjet mund të jenë edhe në formë rrebeshesh më intenzive.

Temperaturat minimale 15C e 16C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës jo shumë të larta, ndërmjet 16C e 18C.

Edhe për ditën e shtunë parashihen të reshura lokale shiu.

Të dielen më shumë intervale me diell, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë shiu.

Nga dita e hënë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 22C ditën e diel, e deri të martën edhe në 28C, lokalisht edhe deri në 30C./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori