LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e borës do të ngrisin nivelin e ujit në Badovc e Batllavë

Reshjet e borës të cilat kanë filluar mëngjesin e së enjtes do të jenë të dobishme për ngritjen e nivelit të ujit nëpër liqenet e Kosovës, si Batllava e Badovci.

Pritet që të ketë ngritje të nivelit edhe të ujërave nëntokësore, ndërsa është bërë thirrje që uji i pijshëm të përdoret sa më racionalisht dhe të shmangen abuzimet.


Kështu ka thënë për Telegrafin, drejtori i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu.

Abdullahu ka thënë se këto reshje janë të mirëseardhura, sidomos pas thatësirave që kanë qenë të theksuara vitin e kaluar dhe këtë fillim vit.

“Reshjet e borës dhe shiut janë të mirëseardhura në kohën kur rënia e liqeve është në nivelet e ulëta si rezultat i thatësirave të vitit të kaluar dhe që kanë vazhduar edhe në këtë fillim vit. Ne presim që në ditët në vazhdim të fillojnë të rritet niveli i liqeneve të Badovcit(-10.5m) dhe Batllaves(-10.7m) si dhe te kemi ngritje te niveleve te ujerave nëntokësorë”, ka thënë Abdullahu.

Abdullahu ka bërë thirrje që gjatë kësaj kohe, konsumatorët të kenë kujdes dhe të mos e keqpërdorin ujin e pijshëm.

“Është koha që të fillojmë të sillemi ndryshe ndaj këtij resursi të domosdoshëm për jetë i cili sa vie e bëhet shumë stresues për njerëzimin. Kërkojmë nga konsumatorët që të përdorin sa më racionalist ujin e pijes gjatë përdorimit të largohen nga abuzimet e ndryshme dhe keqpërdorimet të lajmërojnë edhe rrjedhjet e ujit që ato sa mëe shpejtë të riparohen. Vetëm së bashku mundem të tejkalojmë këtë situatë duke mirë menaxhuar nga të gjithë ne”, u shpreh Abdullahu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori