Reshjet e borës po shkaktojnë kaos në të gjithë Evropën dhe situata do të përkeqësohet gjatë fundjavës.
Reshjet shkatërrimtare të borës kanë shkaktuar një krizë në transport, qytete të tëra janë bllokuar dhe i kanë marrë jetën të paktën 21 personave në kontinent. E gjithë kjo ndërsa meteorologët parashikojnë që rryma e acartë e arktikut do të përshkallëzohet më tej.
Gjermania, Zvicra, Skandinavia, Austria dhe rajoni i Balltikut po përballen me temperatura të rrezikshme nën zero. Ushtria gjermane është dislokuar në disa kantone për të ndihmuar në pastrimin e rrrugëve dhe evakuimin e banorëve. Në qytetin Chemnitz madje janë ndalur edhe varrimet për shkak të borës së madhe të rënë.
Austria është përballur me sasinë më të madhe të reshjeve të borës të regjistruara ndonjëherë që kanë paralizuar një pjesë të vendit. Ushtria austriake ka dërguar helikopterët për të ndihmuar në largimin e borës nga rrugët dhe majat e pemëve për të reduktuar rrezikun që këto të fundit të bien nëpër rrugë apo trase hekurudhash, shkruan TCH.
Në pjesë të tjera të Evropës, temperaturat kanë rënë në nivele tronditëse ndërsa era e fortë nuk ka munguar. Në Greqi temperaturat kanë rënë në nivelin shokues deri në -23 gradë celcius, temperaturë kjo e regjistruar në Follorinë. Bora ka shkaktuar kaos në transport, me avionë të ulur në tokë, trena të ndalur dhe autobusë të nxjerrë nga rruga prej erës së fortë. Shumë shkolla dhe resorte skish janë detyruar të mbyllen.
Sidoqoftë, situata nuk është më e mirë edhe në pjesë të tjera të globit. Nga Kina e Rusia e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bora duket se po merr pushtetin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre