LAJMI I FUNDIT:

Reshje të mëdha të borës në Bulqizë, bllokohet rruga e Arbrit

Reshje të mëdha të borës në Bulqizë, bllokohet rruga e Arbrit

I gjithë rrethi i Bulqizës është përfshirë nga reshjet e dendura të borës duke vështirësuar qarkullimin në të gjitha rrugët nacionale dhe ato rurale.

Në të gjitha rrugët rurale, lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë, ndërsa pa zinxhirë por me vështirësi lëvizet në akset nacionale. I bllokuar është aksi i Qafë Murrizit në rrugën e Arbrit ku po punohet për hapjen e rrugës.


Aktualisht reshjet po vijojnë me intensitet të lartë, të shoqëruar dhe me erë të fortë. Trashësia e dëborës në qytet ka arritur në 10 cm ndërsa në njësitë administrative Trebisht, Ostren, Fushë Bulqizë, Martanesh, Zerqan Shupenz vijon nga 20 deri në 40 cm.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.

Akset rrugore kryesore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos; janë të kalueshme, por këshillohet që drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të jenë të pajisur me mjetet anti rrëshqitëse.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori