LAJMI I FUNDIT:

Reshje të mëdha në Brazil – mbyten 35 persona

Reshje të mëdha në Brazil – mbyten 35 persona

Të paktën 35 persona humbën jetën mes reshjeve të dendura në verilindje të Brazilit të premten dhe të shtunën, derisa reshjet e furishme goditën dy qytete të mëdha në brigjet e Atlantikut, në atë që është ngjarja e katërt e madhe e vendit të Amerikës së Jugut nga përmbytjet në pesë muaj.

Në shtetin e Pernambuco, të paktën 33 persona kishin vdekur deri pasditen e së shtunës, pasi shirat provokuan rrëshqitje të dheut që kanë vërshuar lagjet urbane në kodër, sipas llogarisë zyrtare të shtetit në Twitter. 765 persona të tjerë u detyruan të linin shtëpitë e tyre, të paktën përkohësisht, sipas qeverisë së shtetit.

Autoritetet në shtetin fqinj të Alagoas kishin regjistruar dy vdekje, sipas shërbimit federal të urgjencës të Brazilit, transmeton Telegrafi.

Në fund të dhjetorit dhe në fillim të janarit, disa u vranë dhe dhjetëra mijëra u zhvendosën kur shirat goditën shtetin Bahia, që gjendet gjithashtu në Brazilin verilindor. Të paktën 18 persona humbën jetën nga përmbytjet në shtetin juglindor të Sao Paulos më vonë në janar. Në shkurt, shirat e rrëmbyeshëm në malet e shtetit të Rio de Janeiro mbytën mbi 230 persona. /Telegrafi/