LAJMI I FUNDIT:

Reshje të borës nëpër malet e Maqedonisë së Veriut

Reshje të borës nëpër malet e Maqedonisë së Veriut
Bora në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova

Moti nesër do të jetë me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në male priten reshje të borës.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se lokalisht, veçanërisht në pjesët jugore, gjatë natës dhe nesër reshjet do të jenë më të mëdha, mbi 35 litra në metër katror, ndërsa në male shtresa e borës do të rritet.


Të premten dhe të shtunën do të ketë stabilizim të motit, ndërsa nga e diela do të ketë reshje lokale të shiut.