Në ditën e tretë të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm, sot u mbajt konferenca e tretë, me temë “Pastrimi i Kosovës, sfidat në sektorin e mbeturinave”, në të cilën u bë edhe shpërblimi i fituesve të garës për mjedis të pastër.
Në fjalën e saj para të pranishmëve ministrja Reshitaj prezantoi veprimet e saj në fushën e menaxhimit të integruar të mbeturinave duke u nisur nga krijimi i strategjisë për menaxhimin e mbeturinave, krijimin e komitetit drejtues për sektorin e menaxhimit të mbeturinave, plotësim ndryshimin e udhëzimit administrativ për gjoba mandatorë, për të pasur zbatim të këtij udhëzimi i cili parasheh gjoba për të gjithë ndotësit në vend.
“Me një vullnet të mirë të të gjithë neve ju siguroj që shumica e deponive ilegale do te pastrohen deri vitin e ardhshëm, duke u angazhuar bashkë me komunat që krahas kësaj të kemi mbulim të plotë në të gjithë territorin e vendit me shërbime si dhe në mënyrë të qëndrueshme do të rrisim shkallen e riciklimit të mbeturinave ne Kosovë” deklaroi ministrja Reshitaj.
Reshitaj deklaroi po ashtu se rruga jonë për pastrimin ka gjelbërimin e Kosovës ka filluar, tani do të vazhdojmë me 5 qershor në ditën ndërkombëtare të mjedisit me aktivitete pastrimi në tërë Republikën e Kosovës, për të vazhduar kështu edhe gjatë muajve të ardhshëm deri në pastrimin e të gjitha deponive ilegale në Kosovë.
“Në fund, meqë jemi në ditën ndërkombëtarë të fëmijëve dua që bashkërisht të reflektojmë dhe të krijojmë një mjedis më të pastër për fëmijët tonë, të ardhmen e shtetit tonë”iu drejtua të pranishmëve ministrja Reshitaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City