Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka marrë pjesë në punëtorinë për projektet e programit të sfidave të mijëvjeçarit ku ka prezantuar punën dhe planet e MMPH-së.
Ministrja ka thënë se MMPH-ja është duke u angazhuar në nxitjen e zhvillimit koherent të politikës për mbrojtjen e mjedisit, në drejtim të arritjes së objektivave për mbrojtje të mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm.
“Kemi shumë sfida para vetës, mbrojtja e mjedisit, menaxhimi i cilësisë së ajrit, menaxhimi i duhur i mbeturinave, mbrojtja dhe kujdesi ndaj burimeve ujore e lumenjve kërkon angazhim dhe investime kapitale në përmirësim të gjendjes”, është shprehur ministrja Reshitaj.
Ministrja ka potencuar nevojën për mbështetje të projekteve të MMPH-së.
“Krahas gjithë angazhimeve është e pamundur që në afat të shkurtër dhe me një buxhet të vogël të zgjidhen të gjitha problemet mjedisore me të cilat po ballafaqohemi. Por duke i falënderuar mbështetjes së vendeve mike, MMPH do të ketë mundësi që në shumë fusha të ketë zhvillime më të shpejta për krijimin e sistemit të integruar të mbrojtjes së mjedisit”, deklaroi ministrja Reshitaj.
Ajo ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat përmes Programit të Sfidave të Mijëvjeçarit do të mbështesin Republikën e Kosovës ku përveç fushave të tjera do të investoi edhe në fushën e mjedisit, me fokus në cilësinë e ajrit.
“Me këtë grant planifikohen investime në rehabilitimin e stacioneve për monitorimin e cilësisë së ajrit, ndërtimit të komunikimit të të dhënave për cilësinë e ajrit të cilat do të përcjelljen automatikisht për treguesit që aktualisht maten dhe po ashtu do të angazhohen në përmirësimin e platformës së menaxhimit të të dhënave për cilësinë e ajrit dhe aftësinë e raportimit, duke siguruar që të dhënat të publikohen rregullisht në një format të lexueshëm. E gjithë kjo do të ndihmon po ashtu në ngritjen e kapaciteteve humane të MMPH-së.
Sipas një njoftimi të MMPH-së, ky projekt së bashku me projektin e mbështetur nga Qeveria Japoneze do të na ndihmojnë në krijimin e sistemit të qëndrueshëm për menaxhimin e cilësisë së ajrit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur