LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj në takim me udhëheqësit e dy agjencive të  Kombeve të Bashkuara

Reshitaj në takim me udhëheqësit e dy agjencive të  Kombeve të Bashkuara

Në kuadër të vizitës zyrtare në Vietnam, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, në takime të ndara ka takuar  udhëheqësit e dy agjencive  pranë Kombeve të Bashkuara, Erik Solheim, drejtor  ekzekutiv i UN- Environment dhe  Maimunah Mohd Sharif,  Drejtore Ekzekutive e  UN Habitat-it.

Në takim me Drejtorin Ekzekutiv të UN- Environment,  Erik Solheim, pasi prezantoi sfidat e Kosovës në fushën e mjedisit, ministrja Reshitaj kërkoi përkrahje në reduktimin e ndotjes së mjedisit, tokës, ujit e ajrit në Kosovë si dhe qasje në fondet ndërkombëtare për mjedisin.


Nga ana tjetër Drejtori Erik Solheim, deklaroi se agjencia që ia udhëheq është përkrahë vendeve në zhvillim, në rrugën e tyre për tejkalimin e problemeve mjedisore, në këtë rrugë përkrahja për Kosovën sipas tij nuk do të mungojë.

Ai me tej u zotua që do të angazhojë zyrtarë nga agjencia për gjetjen e fondeve për Kosovën, duke marrë parasysh që shteti ynë duke mos qenë pjesë e Kombeve të Bashkuara nuk ka qasje në fondet ndërkombëtare për mjedisin.

Ndërkaq në takimin që ministrja Reshitaj pati me drejtoren e UN-HABITAT-it,  Maimunah Mohd Sharif, falënderoi atë për përkrahjen që kjo agjenci ka dhënë dhe po jep për Kosovën, e në veçanti në zhvillimin e qëndrueshëm të vendbanimeve njerëzore dhe planifikimin hapësinor përmes mbështetjes për krijimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Institutit për Planifikim Hapësinor brenda MMHPH-së si dhe në ndërtimin e një kornize ligjore të planifikimit në përputhje me direktivat e BE-së.

Nga ana tjetër, drejtoresha e UN-HABITAT-it,  Maimunah Mohd Sharif u zotua së kjo përkrahje për Kosovën do të vazhdojë dhe në të ardhmen.

Reshitaj e Sharif u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin për avancimin e gjendjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor përmes realizimit të projekteve të përbashkëta./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori