Në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes është rreth 15 minuta

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
"Ka frekuencë të shtuar të automjeteve në pikën kufitare të Bogorodicës, ku koha e pritjes është rreth 15 minuta. Në pikat e tjera kufitare, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































