LAJMI I FUNDIT:

Reshit Kushaj nga SBASHK: Të mblidhet sonte Kuvendi, nesër ne fillojmë mësimin (Video)

Reshit Kushaj nga SBASHK: Të mblidhet sonte Kuvendi, nesër ne fillojmë mësimin (Video)

Reshit  Kushaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini ka thënë se kanë pritur një reagim më të shpejtë të Qeverisë për përmbushjen e kërkesave të arsimtarëve.

Reklama

Kushaj ka thënë se Ligji për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta nuk ka qenë meritë e Qeverisë, pasi sipas tij, ky Ligj është poshtërues për ata punëtorë e nuk është ndonjë meritë për lëvdata.

Ai ka thënë se arsimtarët nuk kanë kërkuar rritje të pagave por përmirësim të koeficientëve.

Përfaqësuesi i SBASHK-ut ka thënë se ata janë të hapur për të bërë korrektimin e koeficientëve, por Qeveria nuk po bënë ndonjë lëvizje konkrete që të ndikojë në ndryshimin e qëndrimit të tyre dhe ndërprerjes së grevës.

“Le të ulet vlera e koeficientit nga 239 euro në 110 euro, por le të na rritet neve koeficienti sepse si mund të notojmë nxënësit me nota të mëdha kur neve na është vendosur koeficienti 2”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për memorandumet me subjektet politike Kushaj ka thënë se ata nuk mund të injorojnë programet që subjektet politike ofrojnë për mësimdhënësit.

Haxhiu: Haradinaj u ofroi arsimtarëve pagë minimale 513 euro, ndërsa profesorëve në shkollë të mesme pagë 640 euro (Video)
Lexo po ashtu Haxhiu: Haradinaj u ofroi arsimtarëve pagë minimale 513 euro, ndërsa profesorëve në shkollë të mesme pagë 640 euro (Video)

Përfaqësuesi i SBASHK-ut ka thënë se koeficientët duhet të korrigjohen, ndërsa arsimtarët janë të gatshëm të fillojnë mësimin qysh nga nesër.

“Ne nuk mund të fillojmë punë duke marrë vetëm premtime si Ligji i pagave do të ndryshohet. Të tubohet sonte Parlamenti dhe të ndryshojë Ligjin e pagave, nesër fillojmë punë…”, tha ndër të tjera Reshit  Kushaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Siguri
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin –  asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Lajme
Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Lajme
Daçiq i del në mbrojtje terroristit, thotë se video ku shihet Radoiçiq nuk është e ditës kur ndodhi sulmi terrorist

Daçiq i del në mbrojtje terroristit, thotë se video ku shihet Radoiçiq nuk është e ditës kur ndodhi sulmi terrorist

Lajme
Ish-ushtaraku i FSK-së analizon veprimet taktike të grupit terrorist në veri, ka dyshime se drejtues nuk ishte vetëm Radoiçiq

Ish-ushtaraku i FSK-së analizon veprimet taktike të grupit terrorist në veri, ka dyshime se drejtues nuk ishte vetëm Radoiçiq

Siguri
Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi

Lajme
Kalo në kategori