LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Haradinaj u ofroi arsimtarëve pagë minimale 513 euro, ndërsa profesorëve në shkollë të mesme pagë 640 euro (Video)

Haxhiu: Haradinaj u ofroi arsimtarëve pagë minimale 513 euro, ndërsa profesorëve në shkollë të mesme pagë 640 euro (Video)

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu ka thënë se Qeveria ka punuar për gjashtë muaj me SBASHK-un për harmonizimin e Ligjit të pagave.

Haxhiu, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se Qeveria ka bërë rritje të buxhetit në sektorin e arsimit.

“Oferta e Qeverisë Haradinaj ka qenë se paga minimale e arsimtarëve pas shtesave do të ishte 513 euro. Ndërsa paga do të shkonte deri në 640 euro për profesorin e shkollës së mesme”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë më tej se mbetet në qëndrimin se subjekti që ajo përfaqëson është i gatshëm të japë 12 votat për rritjen e koeficientit të pagave.

Haxhiu ka thënë se Projektligji i pagave tashmë është çështje e kryer, dhe pritet të votohet në lexim të dytë.

Përfaqësuesi nga Këshilli i Prindërve të Prishtinës: Kemi shqetësim të madh për grevën, nuk përjashtojmë protestat (Video)
Lexo po ashtu Përfaqësuesi nga Këshilli i Prindërve të Prishtinës: Kemi shqetësim të madh për grevën, nuk përjashtojmë protestat (Video)

“Nuk kam dëgjuar nga Qeveria se ka thënë se koeficienti për mësimdhënësit është i mirë. Qeveria dhe partia ime [AAK] kanë thënë se koeficienti për mësimdhënësit nuk është meritor, por ai tashmë është në Kuvend, ejani ta ndryshojmë”.

Deputetja e koalicionit qeverisës ka thënë se Kosova e ka vetëm një Kryeministër dhe ai nuk bën të krahasohet me kryesuesit e komisioneve që kanë pagë më të lartë se i pari i Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori