“Reporting House” në ditën kur ka shënuar një vjetorin e hapjes, ka prezantuar para vizitorëve të shumtë një instalacion të veçantë, i realizuar me 500 kristale origjinale të bartura nga Miniera e Trepçës.
Ky instalacion është titulluar “100” që shënon edhe 100-vjetorin e mineraleve të Trepçës.
Hapja e këtij instalacioni për vizitorët në “Reporting House” është bërë, më 18.06.2025, në orën 19:00.
“Reporting House” ka njoftuar se mineralet e prezantuara përmes instalacionit “100”, i kuruar nga Gazmend Ejupi, janë nga Miniera e Stantërgut – miniera më e vjetër e Kompleksit gjigand të “Trepçës” – pak kilometra nga qyteti i Mitrovicës dhe 45 kilometra në veri të Prishtinës.
Këto minerale janë nxjerrë nga 750 metra thellësi nëntokësore, nga minatorë të cilët ende punojnë në kushte të vështira, në temperatura deri në 50 gradë celsius, në lagështi, papastërti, pluhur dhe pa pajisje mbrojtëse.
“E, megjithatë, xehet e plumbit dhe zinkut nga këta gurë të nxjerrë në mënyrë primitive dhe me metoda të vështira përfundojnë në xhepin tonë, në teknologjitë moderne, siç janë: telefonat mobil që i përdorim. Plumbi dhe zinku i Trepçës përdoren edhe në bateritë e veturave. Këto kristale, të papërpunuara dhe ndriçuese, e shumë mbresëlënëse, janë më shumë se një mrekulli gjeologjike. Ato janë kalendar i historisë, dëshmitare të pafolura të mundit, rrjedha e moçme kohore e të cilave tashmë është ndërthurur me dekadat e fundit të rezistencës dhe çlirimit tonë”– thuhet në njoftim.
Minierën e Stantërgut, njëra nga më të vjetrat në kuadër të Kompleksit industrial “Trepça”, sipas njoftimit të “Reporting House”, e ka zhvilluar një Ndërmarrje britanike minierash në vitet e 1920-ta, pak vite pas pushtimit të Kosovës nga Serbia, mirëpo thuhet më tej në Njoftim gjatë Luftës së Dytë Botërore kontrollin e Trepçës e mori Gjermania Naziste, e cila e mbajti kontrollin e Minierës deri në 1944, kur erdhën në pushtet partizanët jugosllavë me të cilët filloi një epokë e re e mihjeve, që kishte për qëllim të nxjerrë sasi të mëdha xehesh me investime minimale.
Gjatë periudhës që njihet si epoka e artë e Trepçës, nga viti 1960 deri më 1981, punësimi u rrit nga 8,000 në 22,885 punëtorë në vitin 1988. Kur Millosheviqi filloi suprimimin e autonomisë së Kosovës brenda Jugosllavisë Trepça u bë Kryeqendër e demonstratave.
“Në vitin 1989, në nëntokën e Minierës, 1,200 minatorë organizuan grevë urie 8-ditore – qëllimi i së cilës ishte mbrojtja e Kushtetutës së Jugosllavisë, e vitit 1974. Ndonëse greva mori përmasa epike, ajo nuk arriti të ndalë shtypjen e paligjshme dhe u shndërrua në paralajmërim për shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë.” – thuhet në Njoftim.
Historikisht të dhënat për mihje në Trepçë datojnë qysh në Epokën Romake. Emri i Trepçës është paraqitur në një kartë papnore të vitit 1303.
“Në Stantërg është prodhuar xehja e plumbit, zinkut, argjendit dhe arit. Osmanët morën kontrollin e Minierës nga viti 1455. Si pasojë e shkatërrimit që pasoi gjatë Luftës së Lidhjes së Shenjtë aktiviteti minerar u shua në fund të shekullit XVII-të” – thuhet në Njoftimin e “Reporting House”.
“Reporting House” është hapur më 10.06.2024 në ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia” në Prishtinë.
“Reporting House” pasqyron punën e madhe që kanë bërë gazetarët vendorë e ndërkombëtarë gjatë luftës në Kosovë, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prokuroria miraton aktakuzën ndaj dy ish-drejtorëve të Onkologjisë në Shkup

Janevska: Asistentët arsimor për nxënësit me aftësi të posaçme, nuk mund të fitojnë statusin e të punësuarit të përhershëm

Gledis Nano fiton dhe në apel gjyqin me qeverinë shqiptare, përfiton 100 mijë euro paga

Aksident në Prishtinë – rrokulliset vetura

Vapa afrikane godet Kosovën – temperaturat mbi normalen, rrezik për shëndetin dhe mjedisin

Lirimi i hapësirave publike, kryeministri Rama: Çlirim i madh për komunitetin

Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Shqetësuese, 5 për qind më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

Mustafa kritikon qeverinë në detyrë: Kushtetuta nuk lejon dy poste, mospërfillja sjell përgjegjësi ligjore

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë