LAJMI I FUNDIT:

Reportazh nga Oroshi, zemra e Mirditës

Reportazh nga Oroshi, zemra e Mirditës

Nuk mund të konceptohet Shqipëria pa Mirditën dhe Mirdita pa Oroshin. Një fshat i cili meriton një vëmendje të veçantë, qoftë si një tempull besimi, ashtu dhe qëndrese dhe diturie. Por, si është e mundur që kjo kryeqendër e Mirditës të mbetet tërësisht e paeksploruar?

Kisha është objekti parë që sheh në Orosh. Ish-Abacia e Vjetër e cila kishte një ndikim të fuqishëm mbi tokat jashtë kufijve të Mirditës së sotme, dikur udhëhiqte 16-të famullitë më të rëndësishme në Mirditën etnologjike. Thuhet se murgjit benediktinë banonin në një farë largësie nga rezidenca e abatit, nga ku informohej Roma.


Ajo që vihet re në Orosh është bujaria e jashtëzakonshme me të cilën duhet të njihen të gjithë. Por, banorë ka pak ndërsa janë vetëm shtatë kilometra rrugë të cilat e pengojnë qoftë një ekoturizëm brilant, ashtu edhe investimet prej ku mund t’i kthehet përsëri lavdia e dikurshme. /Top Channel/