LAJMI I FUNDIT:

Reperi Pop Smoke vritet në shtëpinë e tij në Hollywood Hills

Reperi Pop Smoke vritet në shtëpinë e tij në Hollywood Hills
Pop Smoke (Foto: Getty Images/Guliver)

Reperi i popullarizuar amerikan, Pop Smoke, është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij të mërkurën në mëngjes.

Artisti 20-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Bashar Barakah Jackson, ishte në një ndejë të organizuar në shtëpinë e tij në Hollywood Hills kur dy persona të panjohur thyen shtëpinë rreth orës 4.30 (ora lokale), sipas raportimeve të TMZ.

Të dyshuarit qëlluan me të shtëna të shumta, njëra prej të cilave goditi edhe Pop Smoke, teksa e la të plagosur rëndë.


Pop Smoke (Foto: Getty Images/Guliver)

Është e paqartë nëse ata janë identifikuar nga autoritetet apo cili është motivi i tyre që mund të ketë çuar deri te të shtënat.

Reaguesit e parë u filmuan duke lëvizur Pop Smoke nga shtëpia e tij në një barelë. Ai u transportua me ambulancë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, ku më pas u njoftua se ai kishte ndërruar jetë.

Një person i paidentifikuar u mor në paraburgim menjëherë pas të shtënave, por ai u lirua pasi policia përcaktoi se nuk ishte i përfshirë.

Pop Smoke (Foto: Getty Images/Guliver)

Pop Smoke, një yll në ngritje në skenën e rap-it, publikoi ‘mixtape-in’ ‘Meet the Woo’ verën e kaluar. “Welcome to Party” në bashkëpunim me Nicki Minaj arriti të renditet në vendin e pestë në tabelën e ‘Billboard’s Bubbling Under Hot 100 Singles’.

Ai gjithashtu bashkëpunoi me JackBoys dhe Travis Scott në këngën e tij “Gatti”.

Pak minuta pas lajmeve, Minaj postoi një fotografi të Pop Smoke në Instagram, duke shkruar, “Pusho në paqe, Pop”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori