LAJMI I FUNDIT:

Rennsport Reunion 7 do të presë tubimin më të madh të Porsche ndonjëherë dhe një debutim misterioz global

Rennsport Reunion 7 do të presë tubimin më të madh të Porsche ndonjëherë dhe një debutim misterioz global

Rennsport Reunion që do të mbahet gjatë shtatorit në WeatherTech Raceway Laguna Seca pritet të jetë tubimi më i madh ndonjëherë të Porsche dhe do të jetë një ngjarje e domosdoshme për çdo entuziastë në SHBA.

Ngjarja e këtij viti do të mbahet përgjatë katër ditëve dhe feston 75 vjetorin e prodhimit të veturave sportive nga Porsche, dhe 60 vjetorin e veturës ikonike 911.


Ajo fillon me 28 shtator, ndërsa do përfundojë me 1 tetor.

Ashtu si me të gjitha organizimet e mëparshme të Reunion-it të Rennsport, ngjarja e këtij viti do të përfshijë një mori veprimesh brenda dhe jashtë pistës, raporton Car Scoops, përcjell Telegrafi.

Do të jenë të pranishëm gjithashtu më shumë se 50 shoferë të makinave garash Porsche, duke përfshirë Mark Webber, Hurley Haywood, Jacky Ickx, Timo Bernhard dhe Richard Attwood.

Anëtarë kyç të vetë familjes Porsche do të jenë gjithashtu pjesëmarrës, duke përfshirë edhe Dr. Wolfgang Porsche në mesin e shumë dizajnerëve, inxhinierëve dhe ekzekutivëve të gjigantit gjerman.

Organizatorët veçse kanë pranuar mbi 300 aplikacione për garim në këtë ngjarje, konfirmuan se Carrera Cup North America do ta mbajë një rund të kampionatit të saj në Rennsport Reunion.

Shoferë të ndryshëm të punës së Porsche nga klasat e garave GTP dhe GTD do të garojnë gjithashtu në pistë.

Një sërë modelesh të Porsche do të shfaqen gjithashtu. Këtu përfshihen Mission X Concept Car dhe Vision 357 Speedster, të dy modele këto të cilat do ta kenë premierën e tyre amerikane.

Aty do shfaqet edhe 911 S/T i sapo lansuar, dhe Porsche ka konfirmuar se në këtë event do ketë edhe një “premierë globale” misterioze. /Telegrafi/