Çmimet e naftës ranë të mërkurën mes të dhënave të dobëta ekonomike nga Evropa dhe intensifikimit të përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur konfliktin Izrael-Palestinë.
Standardi global i naftës së papërpunuar Brent u tregtua me 87.97 dollarë për fuçi në orën 11:29 GMT, një rënie prej 0.11% nga çmimi i mbylljes prej 88.07 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare të martën.
Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) tregtohej në të njëjtën kohë me 83.50 dollarë për fuçi, 0.28% më pak nga mbyllja e së martës me 83.74 dollarë për fuçi.
Të dhënat e së martës mbi indeksin e menaxherëve të blerjeve të prodhimit në eurozonë (PMI), që mat aktivitetin e menaxherëve në sektorin e prodhimit, kanë ngritur shqetësimet se një recesion në rajon do të ndikojë negativisht në kërkesën për naftë.
Të dhënat që tregojnë për ngadalësimin e ekonomive të mëdha si Gjermania dhe Britania e Madhe hodhën dyshime mbi kërkesën për naftë.
Investitorët janë në pritje të vendimeve të politikës monetare të Bankës Qendrore Evropiane dhe deklaratave të kryetares së bankës Christine Lagarde pas takimit të së enjtes.
Ndërkohë përpjekjet për t’i dhënë fund tensioneve të përshkallëzuara midis Izraelit dhe Palestinës nxitën lëvizjet në rënie të çmimeve, duke ulur shqetësimet se trazirat në Lindjen e Mesme do të prishin rrugët e furnizimit me naftë.
Lirimi i një pengut izraelit, Yocheved Lifshitz, të martën pasi ajo u mbajt në robërinë e Hamasit për dy javë, dhe fjalimi në të cilin ajo lavdëroi grupin e rezistencës palestineze, kontribuuan gjithashtu në narrativën se tensionet mund të zbuten.
Megjithatë, rëniet e mëtejshme të çmimeve u kufizuan nga njoftimi i Institutit Amerikan të Naftës (API) të martën, duke vlerësuar një tërheqje të rezervave të naftës së papërpunuar në SHBA prej 2.6 milionë fuçi, kundrejt pritjeve të tregut për një rritje prej 1.5 milionë fuçi.
Një rënie në inventar nënkupton një rritje të kërkesës së papërpunuar në SHBA, duke zbutur shqetësimet e tregut për rënien e kërkesës.
Të dhënat e publikuara nga S&P Global treguan se PMI e prodhimit amerikan në tetor, i cili u rrit në nivelin më të lartë në gjashtë muajt e fundit, kufizoi gjithashtu rënien e çmimeve. PMI shtoi 0.2 pikë në 50.0 në tetor, nga 49.8 në shtator, sipas vlerësimeve të shpejta nga kompania e shërbimeve financiare.
Pritshmëria e tregut për PMI-në e prodhimit, e cila shënoi nivelin më të lartë që nga prilli, ishte 49.5. Një tregues nën 50 përfaqëson tkurrje, ndërsa mbi 50 tregon zgjerim në sektor. /AA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale
Meka Halal Food – Cilësia dhe tradita që na bashkon
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta