LAJMI I FUNDIT:

Renditja në FIFA, vlera e ekipit dhe mosha mesatare – Kosova prinë në të gjitha para Moldavisë

Renditja në FIFA, vlera e ekipit dhe mosha mesatare – Kosova prinë në të gjitha para Moldavisë

Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet sot (e enjte) me Moldavinë në kuadër të ndeshjes së parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Kosova është ngritur nga Liga D në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe në këtë edicion kualifikues për Kupën e Botës 2022 do të ketë kundërshtar më të fortë.


Dardanët e fillojnë sot kampanjën kualifikuese të edicionit të dytë në Ligën e Kombeve me një ndeshje në udhëtim ndaj Moldavisë.

Takimi është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Ennio Tardini të Parmas në Itali dhe dy ekipet janë gati.

Liga e Kombeve, Moldavi 1-1 Kosovë: Çfarë ndodhi minutë pas minute
Lexo po ashtu Liga e Kombeve, Moldavi 1-1 Kosovë: Çfarë ndodhi minutë pas minute

Por, cila përfaqësuese renditet më mirë në FIFA, ka moshë mesatare më të re dhe vlerë më të lartë.

Telegrafi më poshtë ua sjell të gjitha të dhënat e marra nga faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave Transfermarkt.

Dardanët renditen në pozitën e 115-të në FIFA duke pasur renditje shumë më të mirë se rivalët e Moldavisë që zënë vendin e 175.

Edhe tek vlera e ekipit, Kosova prinë dukshëm ndaj Moldavisë, pasi ka vlerë shumëfish më të lartë.

Ekipi i Kosovës sipas Transfermarkt vlen 69.13 milionë euro për dallim nga ekipi i Moldavisë që vlen vetëm 10.23 milionë euro.

Edhe mosha është në favor të ekipit të Bernard Challandes që ka një mesatare prej 25.6 vitesh, ndërsa ekipi i Moldavisë ka moshë mesatare prej 28.1 vitesh.

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Moldavisë – Challandes me disa befasi
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Moldavisë – Challandes me disa befasi

Te Kosova lojtari më i vlefshëm është Milot Rashica, i cili ka një vlerë prej 22 milionë eurosh, ndërsa pas tij vjen Amir Rrahmani me 14 milionë euro.

Në anën tjetër të Moldavia lojtari më i vlefshëm është Artur Ionita, i cili ka vlerë prej 2.5 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori