LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Moldavisë – Challandes me disa befasi

Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet sot (e enjte) me Moldavinë në kuadër të ndeshjes së parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Kosova është ngritur nga Liga D në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe në këtë edicion kualifikues për Kupën e Botës 2022 do të ketë kundërshtar më të fortë.


Dardanët e fillojnë sot kampanjën kualifikuese të edicionit të dytë në Ligën e Kombeve me një ndeshje në udhëtim ndaj Moldavisë.

Takimi është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Ennio Tardini të Parmas në Itali dhe dy ekipet janë gati.

Kosova fillon sot kampanjën në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, Dardanët për fitore ndaj Moldavisë
Lexo po ashtu Kosova fillon sot kampanjën në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, Dardanët për fitore ndaj Moldavisë

Trajneri Bernard Challandes do të ketë pak kokë-dhimbje për të zgjedhur formacionin titullar për këtë ndeshje.

Megjithatë, sipas burimeve të Telegrafit, Challandes do t’ju jap përparësi lojtarëve të cilët nuk do të mund të luajnë në ndeshjen e së dielës ndaj Greqisë.

Arbër Zeneli mund të pushohet në këtë takim për të luajtur nga minuta e parë ndaj Greqisë.

Në vend të tij pritet të zhvendoset Florent Hadergjonaj apo edhe Benjamin Kololli, ndërsa njëri nga këta dy do të luajnë në krahun e majtë të mbrojtjes.

Milot Rashica paralajmëron Moldavinë para ndeshjes
Lexo po ashtu Milot Rashica paralajmëron Moldavinë para ndeshjes

Milot Rashica pritet ta nis këtë ndeshje nga qendra e sulmit në mungesë të Vedat Muriqit.


Formacioni i Kosovës: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; Shala, H.Kryeziu; Hadergjonaj, Berisha, Celina; Rashica;


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori