Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë dy klubet më të suksesshme në historinë e futbollit anglez, por si qëndrojnë klubet tjera dhe si duket renditja në listën e përgjithshme?.

Skuadra e Jurgen Klopp fitoi titullin e Ligës Premier sezonin e kaluar për herë të parë në versionin e ri të kampionatit anglez dhe ishte titulli i tyre i parë në kampionat në 30 vjet.


Ai titull i ktheu Reds në krye të listës së skuadrave më të suksesshme angleze, mbi rivalët United, kur bëhet fjalë për shumicën e trofeve të fituara.

Me titullin e fituar, klubi i madh nga Anfield kryeson me 42 trofe të fituar, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht kësaj, Unitedi kryeson me shumicën e titujve të kampionatit, me 20 krahasuar me 19 të Liverpoolit.

liverpool 1 1

Jetëgjatësia e Liverpoolit i ka ndihmuar ata të qëndrojnë përpara United kur bëhet fjalë për renditjen e klubeve angleze.

Është faqja e njohur When Football Was Better e cila krijoi një sistem renditjeje bazuar në dy pikë për çdo sezon në nivelin e parë dhe pesë pikë për secilin titull të kampionatit, që kur filloi liga.

23.Nottingham Forest - 56 sezone, 1 titull - 117 pikë 22.Leeds - 51 sezone, 3 tituj - 117 pikë 21.Middlesbrough - 61 sezone - 122 pikë 20.Stoke - 62 sezone - 124 pikë 19.West Ham - 63 sezone - 126 pikë 18.Burnley - 58 sezone, 2 tituj - 126 pikë 17.Sheffield United - 62 sezone, 1 titull - 129 pikë 16.Derby County - 65 sezone, 2 tituj - 140 pikë 15.Bolton Wanderers - 73 sezone - 146 pikë 14.Wolverhampton Wanderers - 66 sezone, 3 tituj - 147 pikë 13.Sheffield Wednesday - 66 sezone, 4 tituj - 152 pikë 12.Blackburn Rovers - 72 sezone, 3 tituj - 159 pikë 11.West Bromwich Albion - 82 sezone, 1 titull - 169 pikë 10.Tottenham Hotspur - 86 sezone, 2 tituj - 182 pikë 9.Newcastle United - 89 sezone, 4 tituj - 198 pikë 8.Chelsea - 86 sezone, 6 tituj - 202 pikë 7.Sunderland - 86 sezone, 6 tituj - 202 pikë 6.Manchester City - 92 sezone, 6 tituj - 214 pikë 5.Aston Villa - 107 sezone, 7 tituj - 249 pikë 4.Arsenal - 104 sezone, 13 tituj - 273 pikë 3.Everton - 118 sezone, 9 tituj - 281 pikë 2.Manchester United - 96 sezone, 20 tituj - 292 pikë 1.Liverpool - 106 sezone, 19 tituj - 307 pikë

Në këtë pikë të sezonit duket më shumë se Liverpool do të shtrijë epërsinë e tij ndaj United sesa që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer do të zvogëlojë hendekun.

Ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe për momentin skuadra e Klopp nuk është në krye të tabelës dhe nuk duket se gara e titullit do të jetë aq e lehtë sa sezoni i kaluar për ta. /Telegrafi/

telegrafi sport app