Rëndësia e 17 shkurtit, sipas Visar Arifajt (Video)

Arifaj, për KALLXO.com tha se pavarësinë e shtetit të Kosovës nuk mund ta mohojë askush, përveç atij numri të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Po kjo festë është, një festë e rëndësishme për shtetin e Kosovës, është dita e pavarësisë dhe tashmë Kosova është një shtet i pavarur dhe këtë nuk mund ta mohojë askush - nejse përveç rreth 100 shteteve të cilat nuk e pranojnë Kosovën, ato munden me vazhdu me mohu”, ka thënë Arifaj.
Arifaj është i mendimit se shteti ka një rëndësi shumë të madhe për të gjithë qytetarët por mbi të gjitha për partitë politike të cilat synojnë pushtetin.
Ai ka folur edhe për ikjen e qytetarëve të Kosovës për në shtetet e BE-së duke thënë se kjo nuk e pengon festën.
“Nuk ma merr mendja që qytetarët e Kosovës nuk kanë arsye mos me festu, në fakt të gjithë ne e dimë se kur është puna tek festat, nuk pritojmë asnjëherë që të festojmë, pa marrë parasysh rrethanat, pa marrë parasysh kushtet”, ka thënë Arifaj. /kallxo.com/








































