LAJMI I FUNDIT:

Renault do të rivalizojë Volkswagen me një veturë elektrike që do të ketë një çmim prej më pak se 25 mijë dollarë

Renault do të rivalizojë Volkswagen me një veturë elektrike që do të ketë një çmim prej më pak se 25 mijë dollarë

Renault po punon për një automjet elektrik të nivelit fillestar dhe me çmim të përballueshëm, që do të kushtojë më pak se 25 mijë dollarë kur të debutojë diku në vitin 2027, afërsisht në të njëjtën kohë kur pritet të realizohet vetura elektrike e vogël e ardhshme e Volkswagen-it.

Informacioni vjen nga CEO i Grupit Renault, Luca de Meo i cili foli në eventin e së ardhmes së makinave të Financial Times, transmeton Telegrafi.


Grupi francez i makinave ka tashmë një EV të vogël dhe të përballueshëm në portofolin e tij në formën e Dacia Spring, i cili ka një çmim për rreth 25 mijë dollarë (pa stimuj) për versionin bazë që përmban një motor elektrik të vetëm 33 kilovat (45 kuajfuqi) dhe një bateri 26.8 kilovat-orëshe që mundëson një rreze WLTP prej 225 kilometrave.

Kështu, Renault ka gjasa të bazojë EV-në e re të përballueshme në platformën CMF-B EV që do të mbështesë gjithashtu Renault 5 dhe Alpine A290 të ardhshëm.

Por duke pasur parasysh se automjetet e markës Renault janë zakonisht më të shtrenjta se modelet e Dacia-s, do të jetë interesante të shihet se si grupi francez do të arrijë të shesë një EV me sa duket më luksoz me të njëjtin çmim si Dacia Spring.

Luca de Meo nënvizoi se makinat japoneze kei, të cilat janë të rregulluara rreptësisht në departamentet e madhësisë dhe fuqisë, do të shërbejnë si frymëzim për EV të Renault në vitin 2027. /Telegrafi/