LAJMI I FUNDIT:

Remitencat të investohen në ndërmarrësi dhe në sektorin privat

Remitencat të investohen në ndërmarrësi dhe në sektorin privat

Remitencat që çdo vit që vijnë në Kosovë dhe që janë qindra miliona euro është mirë që të orientohen në ndërmarrësin kosovare dhe në zgjerimin e sektorit privat ne Kosove, si shtyllë e vetme e gjenerimit të qëndrueshëm të vendeve të punës.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka thënë se do të ishte më se i nevojshëm një orientim i dërgesave të Diasporës në ndërmarrësin dhe zgjerimin e sektorit privat në Kosove, si shtylla e vetme e gjenerimit të qëndrueshëm të vendeve të punës.


“Ka pasur rekomandime dhe përpjekje të vazhdueshme në vitet e kaluara të organizatave të ndryshme që kjo të ndodh”, ka thënë Zeka për RTKlive.
Sipas tij, megjithatë duhet patur parasysh që nëse në shifra të përgjithshme dërgesat e diasporës arrijnë shuma qindra milionëshe, individualisht flasim për shuma më të vogël të cilat si të tilla janë burim i vetëm i ekzistencës për shumë familje.
“Natyrisht diaspora, e sidomos afaristët e suksesshëm në diasporë mund të ndikojnë më shumë në zhvillimin ekonomik të Kosovës është duke investuar në mënyrë individuale ose edhe duke bashkuar forcat për projekte më të mëdha, të cilat deri më tani kanë dështuar të tërheqin investitorë të tjerë të huaj”, ka theksuar Zeka.

Kurse, eksperti Ibrahim Rexhepi ka thënë se në Kosovë shumëçka ka mbetur në nivel të premtimeve.
“Kështu a ndodhur edhe me zgjidhjet e përmendura për diasporën dhe remitancat”, ka thënë Rexhepi për RTKlive.
Sipas tij një zgjidhje po premtohet përmes Ligjit për investime te huaja, ku një kaptinë i kushtohet investimeve nga diaspora. “Por edhe ky ligj po zvarritet nëpër procedurat parlamentare”, ka thënë Rexhepi.

Për gjashtë muaj u dërguan 329.6 milionë euro

Ndryshe sipas raportit të BQK-së, remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, në gjashtë muajt e parë të vitit 2016 shënuan vlerën prej 329.6 milionë euro, që paraqet një rënie vjetore prej 2.7 për qind.

“Remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 37.7 për qind përkatësisht 21.6 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë”, thuhet në raport. BQK-ja, ka njoftuar se një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.0 për qind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. /RTKlive/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori