LAJMI I FUNDIT:

Remitencat, 5.7 milionë euro më pak nga diaspora për gjashtëmujorin e parë të këtj viti

Remitencat, 5.7 milionë euro më pak nga diaspora për gjashtëmujorin e parë të këtj viti

Për dallim nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, në 6 mujorin e këtij viti të hyrat nga diaspora janë ulur për 5,7 milionë euro apo 5%. Njohësit e ekonomisë, thonë se kjo po ndodhë, për shkak të pandemisë dhe rritjes së çmimeve. Nga ana tjetër, qytetarët thotë se me rritjen e vetëdijes për të punuar, nuk ka nevojë edhe aq për të ardhurat e diasporës. Ndërsa, mërgimtarët i kanë kritikuar kosovarët se remitencat po i shfrytëzojnë për gjëra luksoze, shkruan Kanal10.

Edhe pse viteve të fundit, është thënë se ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje, njëjtë nuk po ndodhë edhe me remitencat.

Gjatë këtij viti, të ardhurat nga diaspora kanë pësuar ulje për 5%.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në periudhën janar-qershor 2022, vlera e remitencave ka arritur në 548.7 milionë euro.

Ndërsa, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat nga mërgimtarët kanë qenë 554.4 milionë euro apo 5.7 milionë euro më shumë.

Njohësit e ekonomisë kanë thënë se remitencat gjithnjë kanë luajtur rol të rëndësishëm në stabilizimin e gjendjes sociale, duke i quajtur ato infuzion për ekonominë e vendit.

Mirëpo, sipas tyre rënia e vlerës po ndodhë, për shkak të pandemisë dhe rritjes së çmimeve.

Nga ana tjetër, ata thonë se shumica e të hyrave nga diaspora më së shumti shfrytëzohen për patundshmëri dhe jo në investime kapitale.

Edhe qytetarët thonë se të ardhurat nga diaspora janë ulur.

Mirëpo, mërgimtarët i kanë kritikuar qytetarët e Kosovës, pasi që sipas tyre të ardhurat nga ta po shfrytëzohen për gjëra luksoze.

Nga BQK-ja, kanë thënë se këtë vit aktiviteti ekonomik do të shënojë rritje më të ngadalësuar rreth 3 për qind.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori