LAJMI I FUNDIT:

Reklamon shtëpinë për shitje, tronditet nga imazhi ku shfaqi më shumë se që duhet (Foto)

Reklamon shtëpinë për shitje, tronditet nga imazhi ku shfaqi më shumë se që duhet (Foto)

Për fat të mirë, fotografia është larguar nga agjencia e patundshmërive

Agjentët e shitjes, kanë aparate të sofistikuara me lenta të mëdha, që e bëjnë çdo pronë të duket magjike, transmeton Telegrafi. Njëjtë nuk munden edhe njerëzit e zakonshëm, që imazhet i shkrepin me një iPhone.


Po që se fotografitë nuk janë aq të mira, mjafton që dhomat të jenë të rregulluara, të gjendet këndi që shfaqë anën më të mirë dhe në kuadër të mos kapet ndonjë gjë e turpshme.

Tingëllon e thjeshtë, por për një pronar të pakujdesshëm, mjaftoi një lëshim i vogël që të turpërohet keq.

Dhoma duket se është krejtësisht në rregull

Megjithëse i postoi vetë fotografitë, një burrë nga Singapori i kërkoi më vonë agjencisë t’i largojë fotografitë.

Ai ishte munduar që ta pastronte dhe rregullonte dhomën, andaj është zhveshur sepse është nxehur së tepërmi.

Derisa ishte duke fotografuar, nuk e ka vërejtur se e ka kapur edhe trupin e tij të zhveshur në pasqyrë.

Pronari i zhveshur në pasqyrë

Pas postimit, një shok i shitësit anonim, e kishte telefonuar për t’i thënë se në imazhe, për fat te keq ndodhet edhe ai.

Fotografia është hequr menjëherë, ndërsa zyrtarë të agjencisë kanë thënë se asnjëri prej punonjësve nuk e kishte vërejtur këtë detaj. /Telegrafi/