LAJMI I FUNDIT:

Reka: Jemi të kënaqur me rezultatin, kemi marrë vota edhe në komunat maqedonase

Reka: Jemi të kënaqur me rezultatin, kemi marrë vota edhe në komunat maqedonase

Kandidati shqiptar për kryetar shteti në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, pas përfundimit të procesit zgjedhor në konferencë për shtyp, u shpreh i kënaqur nga rezultati që ka arritur në këtë cikël zgjedhor.

Ai tha se në komunat shqiptare ka fitore 3 me 1 ndaj kundër kandidatëve, ndërsa shtoi se ka marrë vota në çdo komunë maqedonase, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Falënderoj qytetarët të cilët sot votuan për neve. Poashtu falënderoj edhe ata që nuk votuan për neve, duke e ditur se kanë qenë në presion. Jemi të kënaqur, do të thojë se kjo i ka tejkaluar pritshmëritë tona. Në të gjitha komunat shqiptare udhëheqim 3 me 1, ndërsa në të gjitha komunat maqedonase kemi vota. Kjo është për t’u shënuar, pasi siç kemi thënë, koncepti jonë është koncept për të cilin do të votojnë të gjithë qytetarët. Në komunat maqedonase ku kemi marrë vota, ne nuk kemi as degë e as parti. Ky rezultat i joni paralajmëron ndryshime në ciklet tjera zgjedhore”.

“Jemi skeptik nëse do të arrihet censusi në rrethin e dytë, duke pasur parasysh vështirësitë në rrethin e parë. Ky sistem i zgjedhjeve presidenciale, nuk mund të jetë funksional. Ose duhet të ulet censusi, ose kryetari i shtetit të zgjedhet në Kuvend me dy të tretat e votave, duke përfshirë edhe postin e zv.presidentit”, tha mes tjerash Blerim Reka.

Ndryshe, sipas të dhënave të KSHZ-së nga rreth 52 përqind e votave të përpunuara, Blerim Reka ka marrë ka marrë 43.889 vota apo 11,71%, ndërsa Gordana Siljanovska ka marrë 154.706 vota apo 41,08% dhe Stevo Pendarovski ka marrë 145.833 vota apo 42,71%./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori