LAJMI I FUNDIT:

Reka-Bjornstad, diskutojnë për prioritetet integruese të Kosovës në BE

Reka-Bjornstad, diskutojnë për prioritetet integruese të Kosovës në BE

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka pritur në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjornstad, të shoqëruar nga ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Në njoftimin e bë për media nga Ministria e Integrimit Evropian thuhet se, në takim është diskutuar stabiliteti i Ballkanit, aspiratat Euro-Atlantike të Kosovës si pjesë e rajonit, sfidat e sigurisë nga akterët jo Euro-Atlantik, si dhe domosdoshmërinë e përfundimit të përfshirjes së tërë Ballkanit brenda hapësirës Euro-Atlantike.


Ministri Reka e informoi zyrtarin e lartë diplomatik të Norvegjisë për prioritetet integruese të Kosovës në BE, përfshirë këtu liberalizimin e vizave, zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe përgatitjet për aplikim të Kosovës për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

Në këtë drejtim, Ministri Reka kërkoi mbështetje të Norvegjisë në bindjen e shteteve skeptike për përkrahjen e këtyre proceseve.

Përfaqësuesi Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad e njoftoi Ministrin Reka për bashkëpunimin e ri të Norvegjisë për të mbështetur presidencën kroate për vendet e Ballkanit Perëndimor me ekspertizë në përgatitjen e tyre më të shpejtë për rrugën e tyre integruese.

Së fundi, palët u dakorudan në vazhdimin e zbatimit të Projektit të Norvegjisë në Ministrinë e Integrimit Evropian, si dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve në zbatimin efektiv të saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori