Kinemaja e parë në Tetovë u hap me 15 mars 1932 nga Matea Riskoski dhe mbante emrin Kino “Balkan”. Kinemaja “Ballkan” kishte një korridor, një arkë, një kabinë kinemaje mbi arkë dhe të ndërthurur në lartësinë e sallës, një sallë kinemaje, njësi sanitare, magazina manuale dhe një kasolle e vogël u ndërtua pranë godinës në të cilën, transformatori ishte vendosur. “Kinemaja kishte rreth 370 ulëse dhe ato ishin rregulluar kështu: përpara kishte dhjetë rreshta stola, pastaj disa rreshta karrige të lidhura me rrasa që të mos lëviznin dhe në fund ishin 22 tavolina me nga tre karrige secila.
Në tre vitet e para kinemaja “Ballkan” funksionoi me fitim, por në gjysmën e parë të vitit 1935 u ndje një farë krize. Disa muaj më vonë, më 23 tetor 1935, në Tetovë u hap kinemaja e dytë e përhershme “Leshkoviq”. Kjo ishte tashmë një kinema moderne. Kishte të gjitha parakushtet e nevojshme për një institucion kulturor. Kishte 460 vende. Kishte katin përdhes, ballkon dhe lozha. Por shumë shpejt në familjen Leshkoviq ndodhi një tragjedi e madhe. Disi dy djemtë e plakut Leshko vdiqën njëri pas tjetrit, kështu që kinemanë e menaxhonin të afërmit e tyre Savo Noneski dhe Boris Petroski.
Gjatë luftës së dytë botërore Joshko Bozhinoski(daja i Risto Ristoskit) ishte nën presion për të hequr dorë nga kinemaja. Ai për të ruajtur jetën e familjes (si të tij ashtu edhe të Mateas), firmos se kinemanë po ua dorëzon pronarëve të ri: Daut Imerit, Qamil Iljazi dhe Jahja Selmani. Këta paguan një shumë të vogël për inventarin, ku pronari sipas arkitektit Risto Ristoski(djali i Matea Ristoskit), u detyrua ta pranonte atë shumë pasi që ishin kohë të errëta dhe rrezikohej jeta e tyre. Prej pronarëve të ri Daut Imeri ishte me profesion shofer dhe vetëm ky shfaqi interes për të vizituar kinemanë, ndërsa Jahja ishte i përfshirë në politikë, dhe ishte asistent i Xhem Hasës. Pas luftës, Jahja dhe e gjithë familja e tij u ekzekutuan. Ndërsa Qamil Iljazi dhe Daut Imeri u shpërngulën në Turqi.
Në verën e vitit 1948, që njihet si viti i nacionalizimit të pronave, Risto Risteski rrëfen kështu ditën e nacionalizimit të Kinemasë: “Ishte mot i ngrohtë pranvere. Unë dhe xhaxhai im ishim në hollin duke vizatuar postera për filmat e ardhshëm. Papritur hyjnë tre persona dhe na urdhërojnë të dalim nga kinemaja. Ata thanë: ‘Është e nacionalizuar. Nga ky moment, kinemaja është në pronësi të shtetit. Na thanë vetëm se dorëzimin do ta bëjë një komision. Babai dhe daja kërkuan vazhdimisht të shihnin se çfarë po ndodhte me atë komitet, por gjithçka mbeti e kotë”. Kinemaja vazhdoi së punuari edhe për disa vite dhe më pastaj pushoj së punuari për shkak të interesimit të dobët nga pushteti për të mirëmbajtur Kinemanë.
Ndërsa sot në vitin 2023, Tetova si qytet i dy universiteteve dhe afër 80 mijë banorëve, nuk ka asnjë kinema!
* Material i përgatitur nga Muzeu Virtual i Tetovës, me shënime nga Risto Ristoski dhe Darko Gavro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pronari i një kompanie në Tetovë thotë se është mashtruar, i janë marrë mbi 21.000 euro
AGK për raportin e Freedom House: Qeveria e angazhuar në fushata kundër gazetarëve, me përpjekje për politizim të KPM-së
56 vjetori e gjen Hashim Thaçin në qeli – bashkëpunëtorët e urojnë për ditëlindje
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert