Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar në Rahovec, ndërsa kanë arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt dy të dyshuarit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sheh Mihedini”, në ora 23:10.


“Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull kosovarë, pasi kanë refuzuar të ndalen nën urdhrin e zyrtarëve policorë, si dhe kanë refuzuar të prezantojnë dokumentet përkatëse. Të dyshuarit kanë fyer dhe shtyrë zyrtarët policorë, me ç’rast njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime”, thuhet në raportin policorë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/