LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave për ekstradim të Assange-it

Refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave për ekstradim të Assange-it

Një gjykatës britanik ka kundërshtuar të hënën kërkesën e avokatëve të themeluesit të faqes WikiLeaks, Julian Assange, për të shtyrë seancat e tij dëgjimore për ekstradim, në vitin e ardhshëm.

Assange është duke luftuar përpjekjet e prokurorëve amerikanë që synojnë ta dërgojnë atë në Shtetet e Bashkuara, ku 49-vjeçari australian kërkohet të gjykohet për 18 akuza, që lidhen me publikim të sekreteve të ushtrisë amerikane dhe dokumenteve tjera diplomatike një dekadë më parë.


Seancat e ekstradimit kanë nisur në muajin shkurt, mirëpo ato janë shtyrë për disa muaj për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me coronavirus.

Seancat kanë nisur në Londër më 7 shtator, pas një pauze disamujore në të cilën gjyqtari ka hedhur poshtë aplikacionin e avokatëve të Assange për të shtyrë procesin në janar të vitit të ardhshëm, për të krijuar më shumë kohë për shqyrtim të akuzave të reja amerikane.

Assange, avokatët dhe mbështetësit e tij kundërshtojnë transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se atje nuk do të përballet me gjyq të drejtë. Ai është arrestuar në prill të vitit 2019, pas strehimit në Ambasadën e Ekuadorit në Londër për gati shtatë vjet.

Akuzat amerikane kundër Assange, që përfshijnë edhe spiunimin, bartin rrezikun e ndëshkimit me 175 vjet burgim. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori