Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, ka refuzuar kërkesën e Fakultetit Filozofik që të mos bëhet obligative zëvendësimi i orëve që bien në festat zyrtare, por të jenë të lira me pagesë. Dekani i këtij Fakultetit e ka quajtur këtë refuzim jo përmbajtjesor.
Nëse një festë zyrtare, rëndom ndodhet në njërën dite punë, në gjithë Kosovën është ditë pushimi, me pagesë.
Por, në institucionin më të lartë arsimor, për të gjitha orët që humbin në raste të tilla, duhet të zëvendësohen, në një ditë tjetër të rregullt pune, në të kundërtën ata zbriten në pagë.
E kjo ka bërë që Fakulteti Filozofik, të kërkoj ndryshimin e nenit 9 të rregullores për të ardhurat personale të personelit akademik, dhe të kërkojnë që të njëjtat orë të humbura të mos zëvendësohen.
Por, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, ka vendosur që kjo kërkesë të mos merret parasysh.
Në ndërkohë, Dekani i Fakultetit Filozofik, Dashamir Bërxulli, thotë se në këtë vendim nuk ka pasur arsyetim të mjaftueshëm për refuzimin.
“Për me tepër nuk na është dhënë arsye sepse kjo nuk ndryshon. Na është thënë vazhdoni me këtë gjë sigurisht që do të vazhdojmë, por nuk jemi dakord edhe do të bisedojmë me ta se cila është arsyeja ligjore për këtë gjë. Nëse na u jep një arsyeshmëri ligjore adekuatet sigurisht që ne do të pranojmë një gjë të tillë”, ka deklaruar Dashamir Bërxulli, Dekan në Fakultetin Filozofik.
Secili profesor që nuk e bën zëvendësimin e këtyre orëve, sipas ligjit do të sanksionohet në të ardhura personale.
“Profesorët detyrohen t’i zëvendësojnë orët në një ditë tjetër, edhe kërkesa jonë është që kjo të mos jetë obligative e sanksionushme me rregulloret përkatëse për ta ardhurat personale”, ka theksuar ai.
Dekani i filozofikut, shton se do të vazhdoj të insistojë në këtë kërkesë të tyre, që të bëhet ky ndryshim i kësaj rregullore.
Këtë e bazon në neni 3 të Ligjit për Festat Zyrtare, i cili përcakton që “ditët e festave zyrtare të cekura në ligj janë ditë të lira me pagesë për të gjithë punëtorët e Kosovës”./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

KFOR: Rreth 25 pjestarë të plagosur gjatë protestës në Zveçan

Pendarovski për Këshillin Gjyqësor: Paratë dhe projektet duhet të tërheq jo vetëm ambasada holandeze, por edhe ambasadat e tjera

Haradinaj: Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme

Tensione në Zveçan, gjatë përleshjes me protestuesit, lëndohen disa ushtarë të KFOR-it italian dhe hungarez

Shishe, shok bomba e gurë në drejtim të ushtarëve - si filloi përleshja mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it

Nga përleshja e protestuesve në Zveçan lëndohen 11 pjesëtarë të KFOR-it, tre në gjendje të rëndë

Daçiq përmend Kosovën dhe “destabilizimin e rajonit”

Refuzuan të lëshojnë rrugën për të kaluar policia, KFOR-i ndërhyn për t’i shpërndarë protestuesit e dhunshëm – raportohet për disa ushtarë të lënduar

KFOR-i shpërndan protestuesit serbë dhe liron rrugën për të kaluar veturat e policisë

Frigo Deluxe

Kolegji Universum

Dream Caffe

The Talaway Hotel Limited

Afri Trade

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech
Më të lexuarat

Festa e çmendur që u kthye në zhgënjim: Tifozët e Hamburgut festuan rikthimin në Bundesliga - por Heidenheimi ua ndali gëzimin

Vuçiq thotë se i druhet konfliktit në Kosovë

Burri nga Kalifornia shpallet i pafajshëm pasi kaloi 33 vjet në burg - ky ishte reagimi dhe deklaratat e tij

Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Kurti falënderoi Cramonin për mbështetjen, eurodeputetja e kritikon nga veriu i Mitrovicës

Deklaratat e Kemal Kiliçdaroglu, pas raportimit se Erdogan është fitues në zgjedhjet për president të Turqisë