LAJMI I FUNDIT:

Refuzimi i “kazanit” të kryeministrit

Refuzimi i “kazanit” të kryeministrit

Imzot Gjergj Meta – Ipeshkëv – në një shkrim botuar pardje te “Panorama” na bëri me dije se ka refuzuar të shkojë në një emision të rëndësishëm televiziv, ku i ftuar kishte qenë edhe z. Edi Rama. I ftuar edhe ai si panelist i barabartë me të gjithë pjesëmarrësit aty, u tha. Si njëri prej tyre. Tema e emisionit të asaj mbrëmjeje ishte bamirësia, ku natyrisht ishte një arsye e plotpërputhëshme me petkun (rroben) e dom Gjergjit, si njeri i kishës, në udhëheqësinë e lartë baritore të saj. Por edhe më përtej, statura publike e tij e ndërtuar e konfirmuar prej kohësh dhe e mirëpritur në opinionin publik, gjithashtu do të ishte një shtysë për të qenë në atë emision.

E megjithatë Dom Gjergji – Ipeshkëv – e kishte refuzuar pjesëmarrjen, “pavarësisht kënaqësisë që kam ndjerë sa herë kam shkuar në atë studio”, thotë ai. Dhe na sjell dy arsye: e para kuptimi i shtrembët që ka marrë trajtimi i raportit ndërmjet bamirësisë si ndihmë për nevojtarët dhe publicitetit, këto kohët e fundit; dhe, së dyti, prania e kryeministrit në atë format.

Po mua më grishi për të shkruar këto radhë arsyeja e dytë. Jo në vetvete ajo, porse jam i bindur se në këtë arsyen e dytë buron i gjithë deformimi i raportit të shtrembëruar të bamirësisë me publicitetin, i cili është shqetësimi që shpërfaq Dom Gjergji. Publiciteti, me kufij të pandarë me propagandën po bëhet sëmundje vështirë e shërueshme e komunikimit publik. Në mjedisin tonë ende të padalë mirë nga ai qerthulli i zymtë i rendit të shkuar ku e gjithë marrëdhënia me publikun ishte vetëm propagandë e ngritur në sistem, një mjeshtër i komunikimit publik si z. Edi Rama e ka ushtruar për bukuri mundësinë propagandistike nga posti i lartë që mban dhe ia ka dalë me lehtësi ta dominojë marramendjen e publikut. Me shumë mënyra e forma, shpesh të sjella edhe si risi. Siç përpiqet të jetë edhe pjesëmarrja në emisionin e sipërpërmendur, si njëri prej “panelistëve”…

Po, në cilin vend të Evropës, të ëndërruar gjatë prej ne shqiptarëve, kryeministri mund të na shkokërka si “panelist i thjeshtë” dhe së bashku me pesë a gjashtë të tjerë aty do të qakërka hallin e të vobektëve, të papusunve, të nëpërkëmurve, nevojtarëve për mbijetesë, kategori e njerëzve që në këtë Shqipërinë tonë po rritet përditë? Të bëjë analizë e të japë opinion edhe ai aty ! Se i tillë është formati i atij emisioni.

Z. kryeministër, përtej të drejtës private për të dhënë opinionin e tij edhe për një gjë të tillë, ka detyrimin që i buron nga pushteti që ka për ta kufizuar varfërinë, për të shëruar mjerimin. Cilido që të jetë opinioni i z.k. për bamirësinë, në vendin ku ai qeveris e varfëria rritet përditë, më shumë irriton se sa zbut shpirtin e nevojtarëve. Veprimi ngjan më tepër keqbërje se bamirësi.

Do të ishte e udhës që kryeministri të ishte aty dhe jo vetëm aty, po kudo në mediume duke kërkuar ndjesë të madhe e të sinqertë, për kurbën në rënie që ka marrë jetesa e njerëzve në përgjithësi. Të shkonte si kryeministër, me të dhëna zyrtare për shkaqet dhe argumentet dhe me premtimin se çdo të bëjë ai dhe bashkëpunëtorët e tij për t’i zbutur hallet e njerëzve. Si do ta ngjallë ai shpresën që të mos vijojë hemorragjia e emigrimit të shtetasve që ai administron. Apo me sofizmat se është më mirë që njerëzit të lëvizin se të rrinë… e të tjera “dokrra hinit”, siç thoshte në këso rastesh Fishta.

Kndellja e shpresës së humbur se ky vend mund të bëhet, kjo do të ishte bamirësia më e madhe për shqiptarët sot. Dhe këtë bamirësi do të duhej ta bënte, së pari zotëria e tij me të tijtë. Dhe jo të injektonte propagandë përditë e për orë, e cila vjen si ndotje akustike e shtuar në veshët e qytetarëve.

Cili kryeministër i Evropës ka një “ERTV” (Edi Rama Televizion) ? Që paguhet me taksat tona për të propaganduar arritje kryeministrore e të tjera kësisoji? E që emeton shumë orë të ditës e të mbrëmjes. Dhe sikur të mos i mjaftonte ky, gjithë “ERTV”- ja e tij amplifikohet në shumicën e medieve të tjera, me “yllësinë” vezulluese të punëve të qeverisë. Dhe për të qenë origjinal në lëvrimin e publicistikës si zeje, ndonëse ka njëzet vjet i zgjedhur të bëjë shtetarin, kësaj here paskërka shkuar si “i barabartë ndër të barabartët” analistë për të folur për… bamirësi.

Sigurisht për të shkuar atje, ai ka patur një ftesë. Të bërë apo të porositur…Cilido qoftë rasti e bërë prej moderatorëve, që ai i çon e i ul gjithë ditën si “kazan”…Dhe loja dyshe vijon, në dobi të marramendjes së publikut.

Unë vetëm sa deshta me falënderue Dom Gjergjin – I për mesazhin e vlefshëm që na ka përcjellë ne të tjerëve.

Në trend

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Kalo në kategori