LAJMI I FUNDIT:

Reformatorët me deklaratë për demokratizimin e OBRM-PDUKM-së

Reformatorët me deklaratë për demokratizimin e OBRM-PDUKM-së

Reformatorët në OBRM-PDUKM sot prezantuan deklaratën për demokratizimin e OBRM-PDUKM-së, e përbërë nga tetë shtylla. Sipas Aleksandar Mihajlloski, shtyllat e deklaratës së “OBRM-PDUKM evropiane për Maqedoni evropiane”, do të sjellin ndryshime në Maqedoni.

“Ky është vizioni jonë si do të reformohet OBRM-PDUKM-ja. Jemi të bindur se OBRM-PDUKM-ja e reformuar me këto vlera, do të merr mbështetjen nga qytetarët për jetë më të mirë për të gjithë”, tha Mihajlloski në konferencë për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai shtoi se shtylla e parë e deklaratës është menaxhimi me përgjegjësi (gjithë kapaciteti i partisë të vendoset në shërbim të qytetarëve).

“Shtylla e dytë është liria personale dhe liria e shoqërisë. Shtylla e tretë është kultura e ligjshmërisë, ndërsa shtylla e katërt është dialogu politike. Integrimet janë në shtyllën e pestë, në të gjashtën zhvillimi ekonomik, në të shtatën arsimi dhe kultura, ndërsa në shtylla e fundit fokusohet në shëndetësi dhe ambientin jetësor”, tha Mijallovski.

Ndësa sa i përket zgjedhjeve lokale të 15 tetorit, ai tha se do të bisedojnë në shtab dhe do të dalin me qëndrim konkret./Telegrafi/