LAJMI I FUNDIT:

Reformat në media në Maqedoni shënojnë përparim me shpejtësi dhe kualitet të ndryshëm

Reformat në media në Maqedoni shënojnë përparim me shpejtësi dhe kualitet të ndryshëm

Reformat në media shënojnë përparim me shpejtësi dhe kualitet të ndryshëm, ata kanë filluar, por nuk janë plotësuar në këtë masë, në të cilën do të mundësonin plotësim të plotë të prioriteteve urgjente reformuese, është vlerësim i përgjithshëm i raportit të dytë periodik në kuadër të projektit “Observatorium i reformave mediale” i Fondacionit “Metamorfozis”, Agora dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza – PGHA.

Raporti merret me vëzhgimin e implementimit të Prioriteteve urgjente reformuese (PUR) të vendosura nga BE-ja në pjesën Liria e të shprehurit dhe përcjell katër fusha – reformat në servisin publik radiodifuziv, reklama qeveritare, qasje deri te informacionet me karakter publik dhe shpifje dhe ofendime.


Filip Stohanovski nga Metamorfozis në lidhje me servisin radiodifuziv, theksoi se reformat kanë filluar, por nuk janë plotësuar as në masë të vogël.

“Masa e vetme konkrete ishte pezullimi i taksës radiodifuzive, për të cilën ekziston kontradiktë në opinionin profesional për efektivitetin e saj lidhur me sigurimin e pavarësisë financiare të servisit publik radiodifuziv në të ardhmen”, thotë Stojanovski.

Lidhur me reklamimin qeveritar, Stojanovski thotë se është bërë hap konkret, respektivisht Qeveria e pezulloi reklamimin në mediat vendore, masë që është zbatuar në mënyrë konsekuente në periudhën e kaluar.

Në pjesën e qasjes deri te informacionet është përmirësuar dukshëm situata lidhur me periudhën paraprake – deklasifikim i tipeve të caktuara të informacioneve, hapje e qasjes deri te seancat publike qeveritare, hapje e një sërë dokumenteve, sigurim i qasjes falas deri te bazat në institucione të caktuara shtetërore, të cilat janë në interes të përbashkët.

Lidhur me shtyllën e katër për shpifje dhe ofendim, konkluzioni në raport është se kjo është tërësisht e paplotësuar, në këtë fushë nuk ka kurrfarë ndryshime dhe spostime në periudhën e përcjelljes dhe raportimit. Nuk është ndërmarrë nisma, ndërsa revidimi i Ligjit për përgjegjësi civile për shpifje dhe ofendim dhe rregullave procedurale me qëllim që të harmonizohen me Gjykatën Kushtetuese për të drejta të njeriut.

Kristina Ozimec nga PGHA tha se në periudhën e kaluar në përgjithësi ndjehet lirimi i sferës mediale, për dallim nga gjendja e keqe, e cila ka dominuar më parëm, ka përmirësim lidhur me komunikimin me gazetarët, por ende ekzistojnë shumë probleme dhe sfida.

Qeveria si pjesë e masave për transparencë më të madhe ka bërë qasje falas deri te informacione në Regjistrin qendror dhe Kadastrën, edhe pse sipas saj kjo në praktikë nuk funksionon./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori