LAJMI I FUNDIT:

Reforma në drejtësi, opozita do ta kundërshtojë nenin që cenon lirinë e medias

Reforma në drejtësi, opozita do ta kundërshtojë nenin që cenon lirinë e medias

Nënkryetari i Reformës në Drejtësi dhe deputeti i PD-së, Oert Bylykbashi, akuzoi sot mazhorancën se sollën në komisionin e ligjit për Prokurorinë Speciale, nenin me të cilin media dënohej nëse tentonte të bënte transparencë, po opozita e denoncoi dhe ai nen nuk kalon.

Në një postim ne Facebook, mëngjesin e së shtunës Bylukbashi shkruan se: “Kjo mazhorancë e ka tmerr lirinë e medias, si eterit e 1944 që i frymëzojnë. Para tre ditësh sollën në komision ligjin për Prokurorinë Speciale, të cilin e kishin hartuar në errësirë të plotë, me të cilin media dënohej nëse tentonte të bënte transparencë, duke e quajtur “ndikim të papërshtatshëm”! Opozita dhe media e denoncoi menjëherë. Ai nën nuk kalon!”.


“Por këta nuk heqin dorë nga kërcënimi mbi median! Mesa duket, të njëjtin kërcënim e kanë futur tek ligji i Prokurorisë së zakonshme; ligj tjetër ky. Edhe ketë e kanë gatuar të vetëm në komision kur u mblodhën para miratimit të amendamenteve kushtetuese, atëherë kur opozita nuk ishte e pranishme. Si çdo gjë tinëzare, edhe kjo është bërë në fshehtësi. Ky nen i ri që vret lirinë e medias nuk ka asnjë shans (as teorik) të kalojë! Opozita do ta kundërshtojë këtë tentative të re të mazhorancës!”, shprehet Bylykbashi.