LAJMI I FUNDIT:

Referendumi në Dojran u mbyll me sukses, priten rezultatet

Referendumi në Dojran u mbyll me sukses, priten rezultatet

Sipas OJQ Civil, referendumi i Dojranit është i suksesshëm pasi që në të kanë marrë pjesë më shumë se 50% e votuesve, pra më shumë se 1374 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo OJQ bën të ditur se 25 vota ka më tepër se 50%-shi i kërkuar, duke shtuar se dalja ka qenë më e ulët se sa që është pritur.


Përndryshe të drejtë vote kishin 2747 persona dhe duhej që të votonin nëse janë ”për ose kundër” hapjes së xeherores Kazandoll dhe hapjes së xeheroreve tjera./Telegrafi/