Qytetarët e Maqedonisë në shtator do të gëzojnë të drejtën e shenjtë për të vendosur me mendjen dhe dorën e tyre për ndryshimin apo mos ndryshimin e emrit kushtetues të vendit, të pajtuar nga qeveria aktuale me Greqinë.
Duke qenë neutral në atë se a është kjo marrëveshje për ndryshim të emrit në ‘Republika Maqedonia e Veriut’ e mirë apo e dëmshme, sepse ka të bëjë me identitetin e popullit maqedonas dhe jo të qytetarëve të tjerë të vendit, është për t’u përshëndetur vendimi i qeverisë së koalicionit, me në krye kryeministrin Zoran Zaev, për të mbajtur referendum mbi këtë çështje madhore për vendin fqinj të Kosovës dhe të Shqipërisë.
E drejta e referendumit është kulm i së drejtës së qytetarëve, apo popullit, për të vendosur për çështje madhore për veten e tyre dhe vendin e tyre.
Mirëpo kjo e drejtë është e “ndaluar” në Shqipëri dhe në Kosovë.
Tetë vite më parë, partia aktualisht në pushtet në Shqipëri, PS, e inicioi hedhjen poshtë në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes për kufirin detar të vitit 2009 me Greqinë të nënshkruar nga PD-ja. Me ardhjen në pushtet të PS-së, tash gjërat duket se kanë ndryshuar. Bisedimet që tash qeveria e Edi Ramës është duke i zhvilluar me Greqinë për të njëjtën çështje, do të marrin epilogun së shpejti, nën trysninë e Athinës – e cila gjë tingëllon shumë thjeshtë: “Po nuk më dhe territor në det, nuk do të mund të anëtarësohesh në Bashkim Evropian”.
Të njëjtën trysni Athina e përdori edhe ndaj Maqedonisë. Por, përderisa në Maqedoni do të ketë referendum popullor, në Shqipëri e drejta në referendum deri më tash po heshtet nga qeveria aktuale, dhe po aq edhe nga opozita (PD dhe LSI).
Marrëveshja e re, në pritje, midis qeverive aktuale në Shqipëri dhe Greqi për kufirin detar, dhe pa marrë parasysh se si do të paraqitet ajo para publikut shqiptar nga të dy palët kundërshtare politike në Shqipëri (qeveria dhe opozita), është populli i vendit ai i cili do të duhej thënë fjalën e fundit. As qeveria e as opozita nuk janë ato të cilat duhet vendosin për territorin e Shqipërisë, por vet qytetarët, populli i saj.
E njëjta duhet që të vlejë edhe në Kosovë tash për planet e Serbisë për krijimin e Associacionit të Komunave Serbe (ASK), e cila në thelb, por jo edhe me emërtim, synon që të krijojë një ndarje të brendshme territoriale në vija etnike, njëjtë si edhe ndarja e brendshme territoriale administrative në Bosnjë e Hercegovinë.
Qytetarëve të Kosovës iu mohua e drejta e referendumit për kufirin me Malin e Zi. Ky gabim është i pafalshëm. Po kaq i pafalshëm do të ishte edhe nëse për herë të dytë qytetarëve të Kosovës u ndalohet e drejta në referendum për ASK-në e Serbisë, brenda territorit të Kosovës.
Përfaqësuesit e pushtetit në Kosovë nuk kanë të drejtë të vendosin për këto çështje madhore kokë në vete.
Pushtetarët në Shqipëri dhe Kosovë duhet që të ndjekin shembullin e Zaevit dhe të thërrasin referendumet.
Është apo nuk është populli sovrani i vendit?
Mohimi i të drejtës në referendum thotë se në Shqipëri dhe Kosovë populli nuk është sovran i vendit të vet. Ky mohim në të njëjtën kohë konfirmon se pushtetarët janë “mbretër” të cilët shkelin mbi të drejtën e vendimmarrjes së qytetarëve – popullit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali
Liverpooli synon ta zëvendësojë Diazin me futbollistin shqiptar që shkëlqeu në Bundesliga
"M'i bëj pak llogaritë kur u bë tremuajshe" - Sara Gjordeni përballet me kritika të ashpra për shtatzëninë e saj
"Kur ndahesh nga gruaja, sjell 30 goca kur del në skenë" – Ledri Vula konfirmon ndarjen nga Sara gjatë spektaklit të BBVA?
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
ISW: Automjetet e blinduara amerikane po e ndihmojnë Ukrainën të rikthejë territore
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi